Fletëza...

Kultura

Fletëza...

Nga: Agron Shabani Më: 9 gusht 2021 Në ora: 00:59
Agron Shabani

Thonë se këmba e njeriut të kthyer pas aq shumë vitesh nga mërgimi, e ndien vetën të gjallë vetëm atëherë kur prek tokën e dashur atdhetare ose vendlindore. I pushojnë trupi, mendja, zemra dhe shpirti, aty për aty.

Ndërsa, sytë e tij për një çast sikur ndalën dhe shikojnë vetëm në një pikë...Duke soditur, gjurmuar ose hulumtuar për buzëqeshjet ose përqafimet e harruara dikur (si amanet i madh ose testament) tek pragu i derës.

Për bukurinë, dashurinë, lumturinë, mburrjen dhe krenarinë që i kishte, apo besonte dhe shpresonte që i kishte ose do i ketë dikur...Një ditë...Por...

Ato nuk janë më aty si dikur. I kanë bartur me veti koha dhe vitet e ikura në pakthim.

Njerëzit ose njerëzimi nganjëherë ngjajnë në substancat kimike në kuptimin e asaj se ose puçën (bashkohen) mes veti, ose shuhën dhe shpërbëhen gjatë proceseve të ndryshme natyrore ose biologjike etj.

Në këtë teatër ose spektakël të madh të jetës, botës, kohës dhe natyrës tonë, gëzimi, hareja ose lumturia, janë vetëm një çast ose moment...të tjerat janë vetëm vuajtje, mundime dhe sakrificë.

Gjysma ose pjesa tjetër e "teatrit" ose "spektaklit" ndërkaq, janë të panjohura, të papritura dhe të pandryshuara.

Pastaj vijnë sëmundja, vdekja, pleqëria....

Në instancë të fundit, të gjitha ndryshimet, metamorfozat e ndryshme ose transformimet, kanë vellon e melankolisë dhe nostalgjisë së pafshehur ose lakuriqe

në vet faktin se të gjitha ato që i kemi lënë prapa vetës dikur, janë pjesë e jona që nuk do na kthehët kurrë më.

"Ne duhet të plakemi, vdesim ose transformohemi, përpara se të hyjmë në një jetë tjetër." siç do me thoshte dikur i ndjeri Agim Mala (Dritë pastë!)

Sidoqoftë, të mjafton ajo teoria tjetër, sipas të së cilës, njerëzit nuk janë vetëm një qark ose rreth i mbyllur vicioz ose biocenoz, por një glob (botë) ose elipsë e tërë me dy pole të ndryshme dhe kryesore në të cilat, në njërin ndodhën ose ekzistojnë faktet dhe dëshmitë, dhe në tjetrin ëndrrat, idealet, vizionet, formulat, idetë e ndryshme ose teoritë reale. Plus poli dhe antipoli.

Kështu që ndryshimi ose dallimi në mes asaj që duam, asaj që mundëm dhe asaj që dijmë, sikur të duket i mjaftueshëm për t'i zgjedhur ose tejkaluar ndasitë ose distancat e ndryshme në kohë dhe hapësirë së bashku me çështjet, problemet dhe interesat e përbashkëta të kombit dhe atdheut që i kemi një dhe për hastret. Thonë se gjaku nuk bëhet ujë. Apo...?!

Mos harroni t'i duani vendlindjen ose atdheun tuaj, duke i dëgjuar këngët e dashura të bilbilave dhe dallëndysheve që shkojnë e vijnë së bashku me vajin e fëmijëve (fatosëve) të porsalindur shqiptar me muzikën ose melodinë e thellë të tokës së bekuar atërore, stërgjyshore ose katragjyshore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat