Dhurata e Zotit për mendje, zemër dhe shpirt

Kultura

Dhurata e Zotit për mendje, zemër dhe shpirt

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 13:15
Kopertina

Gëzim Ajgeraj ka një dhunti të lindur për të krijuar vlera të mirëfillta lirike. Poezitë e tij përfaqësojnë ishullin e dashurisë dhe atdhedashurisë. Autori vjen para nesh përmes rrugës magjike të frymëzimit. Fjalët e tij kanë fuqinë t'i japin jetë një universi të pafund. Ato sjellin në jetë një regjistër të pafund të ideve dhe ndjenjave. Autori shkëlqen përmes mendimeve dhe fjalëve. Vargjet e tij janë flutura të metamorfizuara në fjalë. Mendimet e Gëzimit përshkruajnë një profil lirik origjinal.

Poezia është testamenti i jetës dhe mjalti i fjalëve. Gëzim Ajgeraj është një poet i talentuar që na ofron tekste të denja për t’u lexuar dhe admiruar. Akti i tij poetik është konceptuar si një hapje e horizonteve të një aventure shpirtërore. Poeti vjen para nesh me dritën platonike të dimensioneve kombëtare dhe universale. Ajo që e preokupon autorin, është vetvetja nga një kohë tjetër ku ka mendime të bukura, të përmbushura përmes teksteve të ndjera dhe të shkruara.

Dashuria është ajo që e mban këtë tokë të lidhur me qiellin. Poeti është mbreti i imagjinatës, poetesha është princesha e surprizave, kurse poezia është balsami i shpirtit, testamenti i jetës, drita e fjalëve, muza e arteve, thesari i ndjenjave dhe një burim hyjnor frymëzim. Poezia e Gëzimit është një dhuratë hyjnore dhe mbretëresha e përjetësisë e mbështjellë me velin e nusërimit të fjalës me fjalë. Poezitë e tij janë pasqyra në të cilën shpirti pasqyron bukurinë e saj. Poeti që jeton në brigjet e detit të fjalëve, ka fat të nderohet me libra që bëjnë histori. Libri i më i ri i tij është përmbushja e një ëndrre për të vajtur nga drita në dritë.

Poezia e lartëson dhe shenjtëron njeriun dhe dashurinë. Ajo është një vështrim magjik i qiellit dhe i tokës. Autori del para nesh me ide, formë dhe elegancë. Përshtypja e parë që merr pasi lexon librin e tij është krijimi i vlerave reale, befasuese dhe magjike. Poezia nuk vdes askund dhe askurrë. Ndjeshmëria e poetit ndihet në luginën e valëve të jetës, duke reflektuar dritën dhe ëndrrat që dalin nga vrrushkujt e mendimeve. Poezitë e Gëzimit kanë një qëllim më të lartë. Ato janë stuhi shekujsh, pëshpëritje dhe heshtje, ëndërr dhe pluhur yjesh. Poeti vjen para nesh me poezi të frymëzuara dhe të ndritshme. Në korpusin e vlerave të tij ka vargje që arrijnë të plotësojnë një të vërtetë filozofike dhe artistike: Ajo s’është dritë është shkëndijë/ E gjelbër e ardhjes që s’ është nisur/ Shkëlqim i padukshëm/ Puhizë që fluturon grunajave. (Shpresa)

Gëzimi shkruan për shpirtin, për kohën, për Zotin, për jetën, për çastet e lumturisë, për dritën, për rrugët e trasuara të fatit. Librat e tij e pasurojnë thesarin shpirtëror të mërgatës shqiptare. Ai është poet i pavdekësisë i cili shkruan për dashurinë, për mendimin dhe pendimin, për njerëzit që e shikojnë botën si një pjatë fluturuese. Në vargjet e tij takojmë dritën e përkushtimit, dimensionet kozmike, fjalën e frymëzuar dhe shpirtin e dashuruar. Gëzim Ajgeraj kërkon të krijojë marrëdhënie harmonike me njerëzit dhe botën. Fjala është e poetit është e shenjtë. Përmes saj, Zoti e krijoi botën. Përmes fjalës, poeti shpreh dashurinë, madhështinë, fisnikërinë, përjetësinë dhe dëshirën për ta plasuar atë me kujdes, me

Fjala e autorit të kësaj vepre i drejtohet njeriut dhe shpirtit të tij, si pjesë e krijimit hyjnor. Autori i kësaj vepre është një shpirt i veçantë që dashuron, që psherëtin, që gëzohet, që pëshpërit përmes metaforave. Fjala e frymëzuar përfaqëson gjithçka që ndodh në mendjen tonë. Poeti u lind i varur nga poezia dhe ka potencialin për të tërhequr lexues. Bukuria e fjalëve në poezi zgjon shqisat e fjetura. Mirazhi i poezisë i jep një jetë dhe një fuqi, një të drejtë qytetare, çdo lloj arti. Poezia e Gëzimit karakterizohet përmes gjuhës figurative, për të shprehur preokupimet snetimentale dhe ekzistenciale. Qasjet e tij janë imagjinare në botën tonë, si dhe në jetën e përditshme, me imazhe dhe topografi autentike.

Fjalët e poetit janë pluhur yjesh dhe drita që tregon ndjenjat e mbrendshme. Gjendja shpirtërore e subjektit lirik të kujton dehjen e atij që provoi nektarin e dashurisë dhe mjaltin magjik, sipas legjendës, privilegjin e hyjnive të Olimpit. Ka një lloj përkushtimi në vargjet e këtij poeti. Emri i këngëtarit mitologjik, Orfeut, poeti i parë i botës, i cili kërkon përjetësinë për Euridikën, është përhershmëria e ëndërrimit në të cilën ai kërkon për Euridikën një vend të bukur për të qenë gjithmonë e pranishme. Në tekstet e Gëzim Ajgerajt, fjalët hidhen si ngjyrat në pëlhurë, me një gërshetim spontan, me kupotimin, logjikën dhe me bukurinë e tyre. (Baki Ymeri)

VLERËSIME KRITIKE

Gëzim Ajgeraj një nga figurat më poliedrike të letërsisë bashkëkohore shqiptare që me penën e artë sjell bashkëkombasve dritën e munguar shumëshekullore dhe pasuron atë me gjithë bukurinë e fjalës. Shikoj tek ky poet një ngjashmëri me poetët e mëdhenj si Choelo, Borges, De Rada, etj. Thuhet se poet lind dhe nuk bëhesh! Ajgeraj ka lindur i tillë për të ndriçuar mendjet dhe zemrat si testament i bukur i gjeneratave të së nesërmes plot art, dritë e vizion, thjeshtë krenari e Kombit shqiptarë që bashkon kombet e bëhet udhërrefyes i historisë, Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve... (Endrijeta Paplekaj)

Poeti Ajgeraj, shkrimtar e poet cilësor, e sjell të bukurën në poezi, në letrat shqipe sjell dimension dhe dominancë, mjeshter me shpirt të madh e tepër i thellë poetik që nëpërmjet filozofisë qau hallet e Kosovës martire, për të djeshmen, për të sotmen por edhe për vizionin e së nesemes, njësoj si Naimi, Asdreni etj. Të magjeps me bukurinë artistike përmes fjalës metaforike, mjaft të gjetura e të arrira, duke kapur majat e poezisë nga katër polet e saj dhe gjithë stilet e format. Le të vijë sa më hareshëm pena e stërvitur e këtij autori me famë kombëtare ndërkombëtare, që madhërishëm lundron në historinë poetike por dhe me zhanre të tjera, duke e pasuruar letersinë të cilës i jep dimensione të reja... (Marsida Sejdia Agolli)

Gëzim Ajgeraj - një vlerë e lartë brenda vargut metaforik për nga llojet e motivet frymëzuese që i gjen në çdo poezi a vëllim poetik, nga gjithë stilet ato poezi që pata rastin të lexoj. Ai ia shton vlerat letersisë shqiptare në tërësinë e saj, dhe si poet i dimensioneve të mëdha, i shton zë poezisë së kombit, por edhe ndërkombëtarisht. Ky zë që ligjëron e frymon shqip për Atdhe e Komb, ndërton mjeshtërisht dhe në mënyrë filozofike duke i kushtuar jetë letersisë. Të befason me pasurinë e jashtëzakonshme në krijimtari, të magjeps forca dhe fuqia e fjalës, dhe gjithë madhështia që ka krijimtaria e tij poetike e shpalosur përmes shumë stileve poetike. Një Penë e tillë dominante kthehet në idol të letersisë bashkëkohore shqiptare, me një ndërgjegjësim gjenial në misionin e bukur të artit poetik dhe me mjeshtëri të pamatë artistike. (Almaida Sejdia Myrtaj)

Përkujdesja që i kushton vargut te tij, e bën poetin Gëzim Ajgeraj të jetë elokuent në poezitë e tij. Poeti paraqitet me figura dhe imazhe ku pasqyron të vërtetën dhe e sjell atë si një përjetim të fuqishëm emocional, patriotik, atdhetar e filozofik, dhe kjo është magjepse për lexuesin. Shquhet për imagjinatë krijuese të gërshetuar me një pasqyrim origjinal të realitetit në ndërgjegjjen dhe shpirtin e poetit, i cili trumbeton zëshëm brendia tij duke na dhënë mesazhe humane dhe atdhetare mee plot dritë dhe shpresë. Gjuha e pastër dhe e përpunuar poetike e bën poetin të jetë më pranë lexuesit, dhe e pasuron letersinë. Gjithashtu, tek poetika e Gezim Ajgeraj vihet re dhe dashuria për jetën, për të nbukurën, për të madhërishmen, gjë që e bën këtë poet të rradhitet ndër Penat që e lidh Kombin me Europën, nëpërmjet fjalës së bukur artistike. Kështusoj, Gëzimi renditet ndër poetët më të arrirë të kësaj periudhe postmoderne, duke e pasuruar letersinë bashkëkohore shqiptare, duke ndjekur shembullin e Naimi Frashërit, Gjergj Fishtës etj. (Laureta Gjoni)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat