Frikacakët

Kultura

Frikacakët

Nga: Musa Ahmetaj Më: 29 gusht 2021 Në ora: 16:19
Musa Ahmetaj

Parlamentarëve tanë

Në palcë ju ka hy frika

Nuk po guxojnë fare

Të kthehen në karriga

Disa në ikën në det

E të tjerët në male

Të merren me pandemi

Vërtet është banale

Disa deputetë mbajnë

Anën e pozitës- të fortit

Me shkrim deklarohen

Kjo është punë e Zotit

Të tjerë bëjnë apel

Në fb të mos i fyejnë

Se në punët e Zotit

Nuk mund te ndërhyjnë

Në popull thuhet

"Tuta hanë dardha t,buta"

Kurse sot është aktuale

Nuk vdiset dot nga tuta

Si duket këtë popull

Kaherë e mori pusi

Kurse deputetlt tanë

Ruajnë b... nga virusi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat