Recital i çamit

Kultura

Recital i çamit

Nga: Atdhe Geci Më: 30 gusht 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

U flas nga ky shkëmb me gjoks të çarë

Çamëria nuk e humb shpirtin e as gjakun

as të sotmen në shkuarje dhe në ardhje

kjo tokë gjysmë prush dhe gjysmë flakë

është Çamëria, Shqipëria deri në Prevezë

Në Çamëri nuk ka vetëm kroje uji e det

as vetëm male vetëtimash e bubullimash

Çamëria ka histori të Trojës e me Trojën

bijë Çamërie qenë Odiseu, Akili e Pirro.

Dora Epirit për mija vjet armiqtë i luftoi

Po sot në Çamëri kemi një dielli të zënë.

Forca Çamërisë është, sa është Shqipëri,

sa është Dardani, Mollë e kuqe e Iliridë

Atdhe, nga nëna çame u lind Zeusi ynë  

Nëna çame e lindi e i dha sisë Eleuterit

Nëna çame e lindi dhe Pirron e historisë

Vëllëzër, në Greqi Çamërinë po e vrasin

në  Çamëri, nuk ka asnjë shkollë shqipe

gjuha dhe flamuri atje janë të burgosur

Tre Drina, rrjedhin nëpër tokë t`atdheut

Të tre Drinat bartin flamuj të ndryshëm

Tre Drinat, flasin me pasaportë mes veti

Tre Drinat, i thërrasin ndërgjegjes sonë,

Çamë, Çamëria s´lypet! Çamëria merret!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat