E tronditur

Kultura

E tronditur

Nga: Marigona Zekaj Më: 9 shtator 2021 Në ora: 19:47
Marigona Zekaj

Se si jeta po na kapërdinë

E tronditur

E mërzitur dhe e trishtuar

E zhgënjyer

E thyer në mijëra pjesë

Nuk pres fund

Nëse sjellemi ngadalë

E humbur diku

Në zërat e trishtimit

E zhytur në mërzi e dhemje

Për secilën kokë për kokë

E pa shpresë me lot

Që s`më dalin

Të ma lehtësojnë dhembjen

Vetëm i mbaj brenda

E ç`ma keqësojnë gjoksin

Eh jam e ndarë në pjesë

Sikur Kosova ime

Që nuk i bashkoj zemrat kurrë

Ndër këto vite

Kosovë të qofsha fal ty

Edhe gjakut tënd

Të pa terur ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat