Dashuri dhe luftë

Kultura

Dashuri dhe luftë

Nga: Ilir Muharremi Më: 29 shtator 2021 Në ora: 14:26
Kopertina e librit

Fragment për dashurinë e zjarrtë ndërmjet një çifti i cili ka shkuar të luftojë në Kosovë derisa të dashurën e ka lënë në Tiranë. Ja një fragment nga romani “Ti” i shkrimtarit Ilir Muharremi.

““Je ti?”, - ma ktheu. I thashë: “Po”. “Si kalon?”, -më pyeti.

Nuk u përgjiga menjëherë, e fantazoja fytyrën, trupin dhe ëmbëlsinë e saj. “Si në luftë më.”, - u përgjigja. “Po sheh gjëra të këqija.”, - më pyeti. “Po pakëz.”, - ia ktheva. “Po vriten njerëz?”, - më pyeti - “Sepse po shoh në lajme që njerëzit janë duke u vrarë. Alo!”. “Po zemër, jam këtu.”, - i thashë.

Pika loti filluan të puthnin faqet e mia. “Do t’i bësh ballë gjithë kësaj dhe e di që do ia dalësh deri në fund.”, - më tha. “A mund të flasësh pak për veten për një sekondë. Çfarë po ndodh me ty?”, - e pyeta dhe mezi e mbaja zërin. “Mirë. E kam gjetur një punë si kamariere afër Universitetit të Tiranës. Mendoj se duhet të vendosemi të dytë aty. Të pëlqejnë rrugët e zhurmshme të Tiranës. Zemër”, - më tha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat