A i duhet çmimi `Lumo Skëndo` letrarëve shqiptarë dhe kush na ishte Mit`hat Frashëri

Kultura

A i duhet çmimi `Lumo Skëndo` letrarëve shqiptarë dhe kush na ishte Mit`hat Frashëri

Nga: Pirro Prifti Më: 5 tetor 2021 Në ora: 11:32
Pirro Prifti

Dy ditë më parë mesa duket në përvjetorin e vdekjes së Mit`hat Frashërit me 3 tetor, nga Qëndra Kombëtare e Librit dhe e Leximit u promovua Çmimi “Lumo Skëndo”, i dhënë në vite nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, më saktë është përdorur që nga viti 2006 me ndërprerje. Sipas Drejtoreshës së Qëndrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ``rikthimi i këtij çmimi synon të kthehet në një institucion gjykimi për veprën më të mirë publicistike, eseistike apo historike të një viti. “Ne duam të rikthejmë institucionet e gjykimit, që janë shumë të rëndësishme për ecurinë cilësore të librit shqip”.

Sidoqoftë del një pyetje e rëndësishme:

Përse ky çmim?

Dhe përse ky çmim të bëhet për nder të një individi paradoksal shqiptar i cili ka luajtur disa role kontradiktore e negative në historinë e Shqipërisë:

Mit`hat Bej Frashëri ( Lumo Skendo- si shkrimtar) ka lindur në Janinë me 25 March 1880 dhe ka vdekur nga një atak në zemër Lexington Hotel on Lexington Avenue in New York me 3 tetor 1949, pasi ishte edhe kryetari i Komitetit reaksionar `Shqipëria e Lirë`, pas lufte.

Po kush ishte Mit`hat Frashëri që të meritojë të kujtohet nëpërmjet veprës së tij antishqiptare për të vlerësuar me çmimin Lumo Skëndo, letrarët në Shqipëri?

- Mos vallë nuk njihet mirë ky personazh i dënuar me vdekje për tradhti kombëtare nga gjykata e pasluftës së dytë botërore si kolaboracionist?

-Apo sepse Mit`hat Frashëri ishte djali i Abdyl Frashërit dhe meqë ishte djali i një patrioti të madh duhet nderuar domosdo?

-Apo sepse ishte Kryetar i Ballit Kombëtar që bashkëpunoi me nazi-fashistët?

Apo sepse Mit`hat Frashëri i emëruar si zv.drejtues i Kongresit të Manastirit në 1908 insistoi që shqiptarët të shkruanin me gërma osmanishte dhe vetëm ndërhyrja e Parashqevi Qiriazit e bindi të të përkrahte variantin e gërmave latine, dhe për këtë shkak por dhe për shkaqe tw tjera, bëri veprën satirike Cajupi `Klubi i Selanikut?

Apo bëhet për të injoruar Rilindasit shqiptarë që luftuan për pavarësinë e Shqipërisë?

Dihet që qeveria socialiste i rivarrosi eshtrat e Mit`hat Frashërit në Nëntor 2018 në varreat e dëshmirëve në Tiranë.

Me sa duket, çmimi `Lumo Skendo` i dhene vite me pare nga Biblioteka Kombetarei do tu riktheka si cmim nga Qendra Kombetare e Librit dhe Leximit, por mendoj se do te jete nje cmim i denjë per spiunët, tradhetaret, qelepirët e kombit, se sa per te vleresuar shkrimtaret, poetët dhe letrarët.

Një nga përgjigjet me brilante kundër Lumo Skëndos alias Mit`hat bej Frasheri, ja ka dhënë CAJUPI me kohë në Satirën `Klubi i Selanikut` si një tradhtar e turkofil:

``— T'u thaftė goja, more beu ynė! Tė plastė koka

more beu ynė! Tė paskan lėnė mėntė, more beu ynė!

Qėnke veshgjatė, more beu ynė!

Qėnke turk, more beu ynė!

Qėnke xhonturk, more beu ynė!

Ndė Klub tė

Shqiptarėvet na the si duhet tė sillet Turqia qė tė shpė-

tojė nga rreziku i sotmė dhe tė rrojė pėrjetė.

Pse s'fole njė fjalė dhe pėr Shqipėrinė?

Pse? Apo s'keshe se çtė thoshe?

Apo t'erth frikė nga xhonturqit, qė tė dėrguan

mut-e-sarif ndė Seres, qė tė shaç kaurėt? Pse s'tu tha

gjuha ndė gojė?...

Mos na thuani tjetėr herė se ini shqipėtarė, mos

na çani kryet me gėnjeshtra, se u kemi kupėtuar se

ç'ini ndė zemėr tuaj! Ju punoni pėr Turqinė e jo pėr

Shqipėrinė. Fanatizma u ka verbuar……..``

Faktet se ka bashkëpunuar si kolaboracinist me nazi-fashistët janë të vërtetuara në dokumentin e dt. 15 mars 1943, që u quajt dhe `protokoll nderi` i nënëshkruar nga Ali bej Kelcyra, Nuredin Vlora si përfaqësues të Ballit Kombëtar, dhe Renco Dalmaco, Komandant i ushtrise italiane, ku shkruhet:

1-Ne sigurojmë, duke marrë çdo përgjegjësi, shkëlqesinë Dalmaco, komandant epror i fuqive të armatosura të Shqipërisë se asnjë lëvizje kryengritëse me karakter të përgjithshëm nuk do të ngjajë në Shqipërinë Jugore.

2-Ne japim fjalën tonë të nderit se do të përdorim gjithë ndikimin tonë për të ndaluar... sulmet dhe pas sabotimit që mund të kryheshin eventualisht nga elementët armiq...

3-Ne e ndjejmë veten të detyruar të zhvillojmë propagandën e duhur për të ndaluar dezertimet e reja të ushtarakëve, për të inkurajuar rekrutime të reja në ushtri dhe për të siguruar që dezertorët të kthehen sa më shpejt në repartet operative.

(AQSH," Protokoll nderi " Dalmaco Kelcyra, Fondi 1056, dosja 3, fleta 20, 15 mars 1943). Mit`hat Frasheri ka qene denuar me vdekje nga gjykata e pasluftes si kolaboracionist (https://sot.com.al/.../qemal-cicollari-nxjerr-faktet...).

Mendoj se ky veprim mbetet një sakrilegj, një nga sakrilegjet e qeverive ndër vite të Shqipërisë, për të nderuar dhe për të patur në një vënd dhe institucione, dëshmorë dhe tradhtarë, Heronj dhe Spiunë, Ëngjej dhe Demonë, së bashku të nderuar me çmime njëlloj, të varrosur dhe të kujtuar nga ëngjejt dhe demonët e gjallë të kohës së sotme në tokën martire të Shqipërisë…….

Prandaj Nëna Shqipri nuk gjen qetësi dhe nuk ecën dot me hap të sigurtë njëlloj si vëndet e tjera, në momentin që duhet të nderojë heronjtë që dhanë jetën për të , do ti duhet të ulë sytë që të mos shohë tradhtarët dhe spiunët që u nderokan idem në Shqipëri.

Prof. Pirro Prifti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat