Ndihma

Kultura

Ndihma

Nga: Sevdail Hyseni Më: 30 tetor 2021 Në ora: 09:01
Karikatura marrë nga internet

Gjyshi për nipin

Në shenjë të respektit,

Doli për shëtitje

N’parkun e qytetit!

 

Diku skaj një bredhi

Ç’të shohin sytë?!

Dy qenë të lazdruar

Çiftohen n’mesditë!

 

Nipi nga kureshtja

E pyet Gjyshin plak:

-Pse i ka hipur...

Qeni  endacak?!

 

U zu n’gusht Gjyshi

Çfarë t’i thotë me gojë?

-E ndihmon të sëmurin

Ngase ka nevojë!

 

Ndihmë na qenka kjo

Flet nipi me ton:

-Ai nga prapa

Me stil e pallon!

 

Kështu e ka kjo jetë

O miqtë e humorit,

Ec e bëni mirë

Pisit edhe horrit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat