Mësimet e paharruara nga Aleksandri (Leka) i Madh

Kultura

Mësimet e paharruara nga Aleksandri (Leka) i Madh

Nga: Agron Shabani Më: 31 tetor 2021 Në ora: 12:10
Agron Shabani

Pas fitores së madhe ushtarake ose luftarake në Betejën e njohur te Gagamelit (lexo: Guagamelës në Arbela ose Arbil të Irakut të sotëm Veri-Perëndimorë) në vitin e largët 331- para Krishtit: Aleksdandri ( Leka) i Madh , perveç faktit se ishte Mbret i Maqedonisë, Ai gjithashtu ishte shpallur ose kurorëzuar edhe Mbret ose Sundimtarë i Azisë së Vogël,  Faraon i Egjiptit dhe Mbret ( Perandorë) i Persisë (Iranit), Asirisë dhe Babilonisë. Dhe, kjo në një moshë relativishtë të re- 25 vjeçare. Duke u bërë kështu Mbret ose Sundimtarë i pjesës me të madhe të Botës së lashtë-Antike. Kjo në radhë të parë falë përvojes, urtësisë, taletit, shkathtësive dhe aftësive të tjera udhëheqëse, politike dhe ushtarake që i kishte fituar ( mësuar ) dikur me herët si nxënës dhe student i shkëlqyer i Aristotelit në Akademinë e njohur të Platonit, Aristotelit etj.

Se këndejmi, pas mbylljes me sukses (triumf) të plotë ushtarak ose luftarak të Betejës se lartëpërmendur të Gagamelit (Arbilit): Aleksandri ( Leka) i Madh së bashku me gjeneralët ( komandantët) ose bashkëluftetarët e tij, tek po kalonin aty dikund pari...duke i soditur lumenjtë e famshëm të Babilonisë (Tigrin dhe Eufratin) së bashku me ato fusha të paana të Mesopotamisë...Si papritur dhe kujtuar as vet, një vetëtimë e madhe e shoqëruar me do shkrehje dhe gjëmime të fuqishme të motit, atëbotë e kishte çarë ( shpuar) qiellin e kaltërt ( blu) mbi Babiloni! Duke e paralajmëruar kështu (në forma ose profile të ndryshme hyjnore ose profetike) parakalimin e Atij që ishte Mbret ose Sundimtarë i me tepër se gjysmës së botës. Respektivisht, kalimin (parakalimin) e Aleksandrit (Lekës) të Madh, i cili gjithashtu ishte i lidhur ose kurorëzuar edhe me profetët e ndryshëm ose perënditë antike si Zojsi ( Zeusi), Hera, Marsi, Saturni, Afërdita, Minerva etj.

Në anën tjetër ndërkaq, Aleksandri (Leka) i Madh, edhe përkundër famës dhe fuqisë së tij uashtarake ( luftarake) dhe politike, kurrë nuk e kishte mbajtur vetën si hyjni ose perëndi. Përkundrazi, thonë se Ai (Leka i Madh) e kishte për deshirë t´ua citonte dhe rikujtonte shpesh gjeneralëve ose bashkëluftëtarëve të tij Ekzegjezën ose " Profecinë" e njohur të Ezekielit" ku thuhet:

Ti biri i njeriut!

Thuaj mbretit të Tirit:

Kështu thotë Zoti- Hyji:

Pasi mendja t´u rritë

e the dikur:

" Unë jam hyjni!

Rri ose qëndro pra

mbi fronin e Zotave

ose Perëndive!

Rri dhe qëndro

në gjirin ose

kërthizën e detit!

Jeto dhe bano në qiell!

Megjithëse je njeri

e jo hyjni ose perëndi!

Jo, por nëse je

me i zgjuar dhe me hyjni

se Danielli...

Atehere a do vdisësh vallë

duke thënë

" Jam Hyjni ose Perëndi...? "

(fund i citatit)

-Ndërkohë që Aleksandri ( Leka) i Madh nuk e ndau as nuk e shkatërrojë kurrë Mbretërinë ( Perandorinë) e Tij, por, ishin komandantët ( gjeneralët) ose bashkëluftëtarët e Tij, ata që e moren pushtetin me forcë së bashku me tërë pronën ose pasurinë e trasheguar nga Leka i Madh -menjehere pas shuarjes ( vdekjes) se tij!  Duke i ndarë dhe humbur dikur me vonë edhe shtetin, edhe pushtetin, edhe famën, edhe pronën ose pasurinë e siguruar nga Aleksandri ( Leka) i Madh në forma dhe metoda të ndryshme komplotiste, klanore, tribale, dinastike dhe të tjera.

Shih për këtë, Aleksandri ( Leka) i Madh, para se të ndërronte jetë, atëbotë i kishte tubuar komandantët ose bashkëluftetarët e tij, duke iu thënë: Të hollat dhe pasurinë së bashku me famën dhe trofetë e luftës, po ua lë juve komandantëve ose bashkëluftetarëve të mi. Ndërsa, për vete po i ruaj nderin, moralin dhe besimin.Por, me deshirë që të mos mi bëni homazhet ose nderimet e fundit me shpata ose armë të kthyera kundër njëri tjetrit.

Ndërkaq, gjysëmotra e bukur, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike e Aleksandrit (Lekës) të Madh, Selanikia (Thesalonikia), në bazë të së cilës e ka marë emrin edhe Qyteti i bukur i Selanikut, e cila kishte luftar deri në fund për thesarin ose trashegiminë e madhe luftarake (ushtarake) dhe politike të vëllait të saj...Para se të nisej në luftë, atëbotë i kishte çuar fjalë ose letër vëllait të vet (Lekës të Madh), duke i thënë: Vëlla i dashur! Lus Zotin e tokës, detit dhe qiellit për jetën dhe sukseset tua në fushën e nderit ose fushën e luftës! Por, gjithashtu lutëm për kokën dhe shpatën tënde krenare! Sepse, Ti thonë se je si Akili, i dënuar nga nderi (morali), virtyti, karakteri, forca dhe madhështia jote! Paç bekimin e Zoti!" (fund i citatit)

Në vitin 284, Diokleciani e zgjodhi ose emroi rivalin e madh ose kundërshtarin e tij kryesor, Maksimilianin, për "cezar" (perandor) dhe bashkësundimtar, sepse ndryshimët janë rregulla ose ligje të jetës. Ata që shohin (shikojnë) fortë në të sotmën dhe të djeshmën ose të kaluarën, patjetër e humbasin (humbin) të nesërmen ose të ardhmën., tha dikur Plutarku.

Njerëzit në luftë dhe dashuri, njëherë duhet të vdesin, para se të fillojnë të jetojnë si duhet." (Sokrati)

P.S.
"Në atë teatër ose spektakël të madh të jetës, botës, kohës, shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së Athinës, asokohe sipas Platonit: gëzimi, hareja ose lumturia, ishin vetëm një çast ose moment...të tjerat ishin vetëm vuajtje, mundime dhe sakrificë. Gjysma ose pjesa tjetër e 'teatrit' ose 'spektaklit' ndërkaq, ishin të panjohura, të papritura dhe të pandryshueshme. Pastaj erdhën sëmundja, vdekja dhe pleqëria si akt i fundit....Ato nuk i përjashtuan as Aleksandrin (Lekën) e Madh, Themistokliun, Periklitin dhe heronjt tjerë. Jo.

Në instancë të fundit, të gjitha ndryshimët, metamorfozat e ndryshme ose transformimët, kanë vellon e melankolisë dhe nostalgjisë së pafshehur ose lakuriqe 

në vet faktin se të gjitha ato që i kemi lënë prapa vetës dikur, janë pjesë e jona që nuk do na kthehët kurrë më. Ne duhët të plakëmi, vdesim ose transformohëmi, përpara se të hyjmë në një jetë tjetër.", do me thoshte dikur i ndjeri Profesor Martin Camaj (Dritë pastë!) tek po bisedonim bashk në "Schwabing" të Munihut (Münchenit) të Gjermanisë.

Se këndejmi, nga Profesor Martin Camaj, edhe njëherë kam mësuar dhe kuptuar se njerëzit nuk janë vetëm një qark ose rreth i mbyllur vicioz ose biocenoz, por një glob (botë) ose elipsë e tërë me dy pole të ndryshme dhe kryesore në të cilat, në njërin ndodhën ose ekzistojnë faktët dhe deshmitë, dhe në tjetrin ëndërrat, idealet, vizionet, formulat, idetë e ndryshme ose teoritë reale dhe dialektike. Plus poli dhe antipoli. 

Kështu që ndryshimi ose dallimi në mes asaj që duam, asaj që mundëm dhe asaj që dijmë, sikur na duken të mjaftueshëm për t'i zgjedhur ose tejkaluar ndasitë ose distancat e ndryshme kognitive dhe të tjera në kohë dhe hapësirë së bashku me çështjet, problemët dhe interesat e përbashkëta të kombit dhe atdheut që i kemi një dhe për hastret. Gjaku nuk bëhet ujë. Ndaj, mos harroni t'i duani vendlindjen ose atdheun tuaj, duke i dëgjuar këngët e dashura të bilbilave dhe dallëndyshëve që shkojnë e vijnë së bashku me vajin e femijëve (fatosëve) të porsalindur shqiptar me muzikën ose melodinë e thellë të tokës së bekuar atërore, stërgjyshore ose katragjyshore!", me tha asokohe Profesor Martini.

Me z. Camaj u takuam dhe njohëm rastësisht ne një caffe-restaurant që ndodhej në pikën dominante ose ekskluzive të sheshit famoz "Shvabing" (Schwabing) të Munihut (Münchenit) në Gjermani, ku ndodhej edhe kompleksi univerzitar "Ludvig Maksimilian" i Munihut. Profesor Camaj asokohe ligjëronte albanistikën (albanologjinë) në Univerzitetin e Munihut (Münchenit), ndërsa unë atëherë isha një student i thjeshtë shqiptar në Zagreb të Kroacisë. 

Rastësia thonë se është një "pseudonim hyjnor ose profetik" të cilin Zoti (Hyji) nuk deshti të nënshkruajë.

Ndonëse mbi Profesor Martinin me kishte folur ose rrefyer shpesh gjithë emocione dhe pasion, im at i ndjerë ( Drië Pastë!) që ishte drejtor shkollash dhe veteran i arsimit shqip në Gjakovë, Deçan, Rahovec dhe qëndra tjera të Kosovës.

Mësuesi (pedagogu) ose profesori i sprovuar dhe ekselent, sipas George Wilhelm Friedrich Hegelit, gjithëmonë fillon me gjetjën (zbulimin) dhe përmirësimin e gafëve ose gabimëve të ndryshme tek nxënësi ose studenti, ndërsa nxënësi ose studenti, shohin merita dhe vlera të përgjithëshme në gjithëçka tek profesori.

Dorën në zemër, personalisht tek Prof. Martin Camaj, kam parë dhe hasur gjithëçka ose çdo gjë pozitive, madhështore, sublime, relevante, suplementare ose superlative.

Thuhet se është (ndodhët) ose ekziston një mrekulli ose spektakël më i madh, se sa vet deti ose oqeani: Ai është qielli ose universi i pafund....Ndërkaq, prap ndodhët ose ekziston një mrekulli ose sepektakël më i madh se deti dhe qielli: Ai ndodhët ose ekziston në brendinë e shpirtin dhe intelektit të lartë njerëzor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat