Bishtcubeli

Kultura

Bishtcubeli

Nga: Sevdail Hyseni Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 09:28
Karikatura e përpunuar, marrë nga internet

Qenë mbledhur minjtë

Në bodrum shtëpie,

Për t’gjetur ushqimin

Që e kanë për shije!

 

Hasën në një tjegull

Me një shtresë mjalti,

Nuk na ishte plot

Kështu e deshi fati!

 

Për ta ngrënë mjaltin

Një mundësi e kishin,

Në vend të lugës

E përdornin bishtin!

 

Më pas vjen një mi

Me bishtin cubel,

Ai s’mund ta kapte

Mjaltin kaq thellë!

 

Tha me gjysmë zëri

I mërdhezur furrë,

-Hani, haram, hani!

Mos u ngopshi kurrë!

 

Kështu, të dashur miq

Çdo kush ka një hall,

Por, s’do t’thotë të gjithë

S’e kanë me hallall!

 

Unë njoh bishtcubelë

Të politikës lokale,

Dje ishin pa brekë

Sot me kapitale!

 

Kanë lëshuar bark

E gushën palë-palë,

S’u duket “harami”

As bishti nën shalë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat