Voto shpresën

Kultura

Voto shpresën

Nga: M.SH Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 11:35
Përparim Rama

Qysh me ja be  s'po di o mik

kush  më i pari n'mehalle

bajraktarët krejt na kanë fik 

n' sheshe t'humbi rruga shqiptar 

 

Ec kçndej, e andej vrap 

sillu pështillu shtrenjtë pazari  

fija t'humbi njerëzi  aspak

oj Prishtinë ku t'mbetë qytetari???

 

O pranvera n'Prishtinën time 

këngë t'shpirtit n'koncerte festivale 

oh ti këngë o jeta ime 

sot  je veq fshatrat e bashkuara kosovare.

 

Zemra m'dhemb Prishtinë për ty  

për Teater, balet, futboll 

mbjellë dhe rrite thellë n'shpirt lakmi 

o Zot i madh bijtë e shqipes ,nuk janë veç hor 

 

Nuk po di si me ja bë

fija na humbi njerëzi aspak 

dikur s'duroja lartë nxirreja zë

i lodhur jam,i heshtur si plak 

 

O Prishtinë o kënga ime 

o zë kushtrimi i rinis 

ishe tempulli, urtësia dhe trime 

o djepi i dijes dhe i lirisë 

 

Zgjohu Prishtinë dhe ti votues 

hapi sytë ti sot mirë

t'buzqëshi  fati për drejtues

ke gjetur gjakun shpirtin ILIR 

 

ILIR është dhe e ke këtu 

shpirt dhe zemër i mençur dhe trim 

votoje shpresen e mos u kujto 

birin tënd është Përparim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat