Mos na i vrisni ëndrrat

Kultura

Mos na i vrisni ëndrrat

Nga: Fatmir Çitaku Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 00:07
Fatmir Çitaku

Mos na i vrisni ëndrrat.

Nëse jam gabim më thuani

Ju motra e vëllezërit e mi

Si mundet të ndahemi e të përqahemi

Për të mjeren lakmi.

Më thuani e më korigjoni ju gjithandej

Si erdhën këto koh e ku po mbetemi

Duke na ikë rinia e bredhin nëpër kurbet

E ne të vetmuar mbesim me dhembje tretemi.

Sa e sa prind vuajnë në vetmi e mjerim

Në dhembje pa i pa as nipat e vetë

Pa fëmit të smur e pa të afërmë

Të bragtisur e të mbetur shkretë.

Si erdhen këto kohra që sollen kët vetmi

Ku mbet fjala e besa ku mbet mëshira

Si mbeten prind nëpër shtepi të pleqve

Ku i kan fëmit që i trathëtoj lakmija

Ku mbet dhembja e zemres për prindin

Ku mbet fjala e amaneti i nën lokes

Deri ku dot humbasim më të afërmit tan

si dot presim diten kur dot i shtrihemi tokes

Si erdhi kjo koh që na shkatrron vetmia

Kur mbesin nën e bab e ku janë fëmija

Sa do i zënë vdekja me mall të fëmisë

E si ata ndihen ,a mendojn se si i kan braktisë.

Edhe sot dhembja e lëndon krahrorin

E si erdhi kjo koh me dhembje elëmëri

Lutemi të vijn ditë më të mira

Të mos humbasim veten me të madhen krenari.

Mos na i vrisni ëndrrat mos lejoni ndarje

Lakmia nji dit dot sjell pasoja

Mos i leni prindrit me lotet për faqe

Mos i braktisim se së na e fal dot koha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat