Zgjohuni!   

Kultura

Zgjohuni!   

Nga: Xhelal Hoxha Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 06:07
Xhelal Hoxha

Zgjohuni! Ju që jeni të fjetur dhe të përgjumur  

Për dëshirën e madhe të dinjitetshmen e njerëzoren
Apo ëndrrën tuaj të kahershme, të kamotshmen shpirtëroren
Të përjetshmen dhe të pa realizuarën deri më tani!...  

  

Ti populli im i shumë vuajturi, i nëpërkëmburi,
 I shkeluri, i përbuzuri, dhe i përndjekuri ndër shekuj e breza!...  

A po e ndjenë?, apo sheh?, apo je i shurdhuar?  

Të janë verbuar sytë? Të janë shurdhuar veshët;
Apo fare s'je duke i dëgjuar?!  

  

Me këto lojëra të fëlliqura, që po na  ndodhin
Të pa para e të pa dëgjuara deri më sot?...
Dhe me  këtë diplomaci të pistë politike!
Bisedime të ditura e të pa ditura në popull...  

Përsëri si dikur... po donë me na nda:Tokë e flamur!
Fajtorët si gjithmonë udhëheqësit-politikanët,
Apo ndoshta fajet i kemi, edhe vet Ne?!...  

              

Bashkëfajtore kryesor po thonë:
Këta të gjithë si duket mirë po e dinë;
Rusia dhe Evropa, në bashkëpunim me Serbinë! 

Ndonëse, fatkeqësisht e mjerisht, ne gjithmonë pra;
Në hasmëri me Shqipërinë e tonin vëlla!...  

  

Ty populli im, me emrin dhe ballin tënd të shkelur e të përbuzur  

Me emrin tënd më të mirë në botë, SHQIPTARË!  

Në Evropë:Pellazge-Ilire- Dardani  

I njohur me emrin shumë të njohur e të vjetër, ILIRI!  

  

Zgjohuni! Mos rrini të përgjumur e të fjetur
Ju o populli im, në Evropë që jeni më i vjetër...  

Keq po na prehën teshat, dhe s'kanë me na ra tamam!  

Atëherë si duket, ka me qenë shumë vonë:
Në fund ke me u penduar dhe ki me i ra pishman;  

Për kufi, territor, Shqiptari, për Komb e Vatan!...  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat