Lexoj....

Kultura

Lexoj....

Nga: Zymer Mehani Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 12:12
Zymer Mehani

Lexoj në sytë e Tu
Kujtimet e heshtjes
Dhe lotët e dhembjes

Lexoj në buzët Tua
Puthjet që t’i fala
Ç‘na përmbysi vala

Lexoj dremitjet Tua
Në Tëndin qerpik-
E shpirti ç’m’u fik

Në sytë e Tu lexoj
Për të ardhmen shpresat
T’i sheshojmë pengesat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat