Ofertë aktuale

Kultura

Ofertë aktuale

Nga: Musa Ahmetaj Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 21:56
Musa Ahmetaj

Lajmi aktual për burgje

Kumbueshëm erdhi zëri

U gëzuan ligjdhënësit

Madje edhe populli i tëri

Për një propozim të ri

Popullit i erdhi rendi

Të lëshohet me qera

Ky i bekuari kuvendi

Ka karriga të mjaftueshme

I presin shishet me ujë

Do mbushet e tërë salla

Vërtet do të bëjnë bujë

Pastaj nuk ka nevojë fare

Të ftohen edhe me zile

Edhe bugjetin për komuna

Do ta planifikojnë pa hile

Nga cilat vende do vijnë

Vërtet nuk ka rëndësi fare

Ta paguajnë qeranë me kohë

Dhe kush jep më shumë pare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat