Prezentim i suksesshëm i ansamblit të Fagotëve në disa qendra të Kosovës

Kultura

Prezentim i suksesshëm i ansamblit të Fagotëve në disa qendra të Kosovës

Belinda MEHANA Nga Belinda MEHANA Më 20 dhjetor 2021 Në ora: 15:27
Ansambi i Fagotëve

Në koncerete e fundit ne disa qendra te Kosoves sheklqen këta instrumentistë nga ansambli i Fagoteve: Belinda Mehana, Zanë Xhuli, Valmira Mehmeti, Yllzim Bytyqi , Ilir Imeri dhe Meriton Ferizi

Aktivitetet kulturore nuk kanë të ndalur në Fakultetin e Arteve në Universitetin ,,Haxhi Zeka” në Pejë. Kësaj radhe ansambli i Fagotëve u prezentua me një program të larmishëm muzikor, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Për gjitha keto aktivite dhe koncertin e Fagotëve ne Pejë falenderojmë profesorin Arsim Kelmendi organizuar në Fakultetin e Arteve në Pejë.

Ky ansambël i udhëhequr nga Profesori Meriton Ferizi është risi në jetën kulturore në Kosovë, është hera e parë që kemi kësi lloj formacioni muzikor. Para studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit ky ansambël së pari si Trio u paraqit me veprat e komponuara dhe të aranzhuara nga J. Hook, L. Delibes – K. Walsh, D. Speer , G. Gershwin, Z. Xhuli, M. Morris..

Në këtë pjesë të programit Trioja e Fagotave krijoj atmosferë të këndshme, dhe arriti që të realizojë shumë mirë si në aspektin teknik poashtu melodik këto vepra. Pjesa e dytë e programit kishte veprat e kompozitorēve A. Bruckner “Trosterin Musik” – arr. M. Magatagan, L. Bonfa “Black Orpheus” – arr. F. Lucato, Popullore “Hapi sytë e zeza” – arr. A. Krasniqi, D. Burndrett “Tasty Tango” dhe M. Panella “El gato montes” – arr. O. Llacer dhe që u luajt nga ansambli (seksteti i Fagotëve).

Ishte një prezentim i denjë i një ansambli të këtij lloji, duke e ditur se instrumenti i Fagotit ka kërkesa të mëdha për interpretim, instrumentistët e këtij ansambli i realizuan me suksese veprat që i kishin në program. Në këtë ansambël luajnë këta instrumentistë: Zanë Xhuli , Valmira Mehmeti , Belinda Mehana, Yllzim Bytyqi , Ilir Imeri dhe Meriton Ferizi.

Urojmë që ky ansambël të vazhdojë me aktivitete kulturore pasi Kosovës i mungojnë këto lloje të ansambleve dhe sidomos aktivitetet e muzikës së dhomës. Kurse Fakulteti i Arteve në Pejë do mirëpres koncerte të nivelit të mirë artistik, pasi që menaxhmenti dhe pedagogët si dhe studentët janë të përkushtuar në arritjen e objektivave që i kanë parashtruar në planprogramet e tyre.

Konceret vazhdojne: Pas 3 koncertet e ansamblit të fagotave (në Ferizaj, Gjakove, dhe Mitrovice). Dhe, se fundmi, ju ftojme  te ndiqni koncertin tone te radhës ne kryeqytet me 22 dhjetor ne lokalet e Shkolles se Muzikes Prenk Jakova” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat