Kur shkëmbejmë “tepsitë” me miqtë

Kultura

Kur shkëmbejmë “tepsitë” me miqtë

Nga: Përparim Hysi Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 18:02
Autori

NAUN KULE,autor i këtij libri "tavoline", ka gati 50-vjet që me"penën të kthyer në plug" çanë arat e letërsisë.Në prozën e shkurtër dhe të gjatë dhe,veç tyre, në publicistikë dhe me ese. Është nga LIBOFSHA e FIERIT dhe,sado që ka 50-vjet që jeton në TIRANË, asnjë ditë nuk rron pa LIBOFSHËN dhe,pse mos e them,është bërë promovues jo vetëm i LIBOFSHËS,po për gjithë MYZEQENË.

Po të shikosh biografinë e tij të punës dhe,veç saj,atë krijuese,has në një"makineri pune" që nuk di të ndalojë. Shkruan tregime e novela; shkruan monografi dhe,kur shkruan monografi, e ngul mirë"bririn" mbi dokumente dhe arshivave të kohës për të qëmtuar të vërteta historike që,për arsye objektive a subjektive, kanë zënë myk nga mjegulla e kohës, Nëse do të bësh evidentimin e këtyre artikujve studimorë,do hasësh në një shifër goxha të rëndë:janë mbi pesëqind të tillë. Aq i lidhur është me MYZEQENË,sa qysh në vitin 1996 krijon degën e SHOQATËS"MYZEQEJA" për TIRANËN. Në 2004 përgatit dhe boton REVISTËN SOCIALKULTURORE"MYZEQEJA".Në vitin 2004,zgjidhet KRYETAR i KËSHILLIT DRETUES i SHQATËS"MYZEQEJA".

Nga vite 2018 është KRYETAR NDERI i kësaj SHOQATE. është anëtar i LSH të SHQIPËRISË nga viti 1984.Në vitin 2008 nderohet me titullin"Nderi i KOMUNËS së LIBOFSHËS"(vendlindja e tij) dhe në vitin 2018"Nderi i QARKUT të FIERIT. Tek lexon si në një"shikim rreshtor" këto që lexoni,të duket se NAUN KULES punët i kanë shkuar vajë.
* * *
Siç vë re,krijimtaria letrare dhe jo vetëm ajo,nuk ka shkuar vaj. Nga natyra, ky,myzeqari nga LIBOFSHA, nuk është aq natyrë e butë.Nuk është nga ata që të mbyllë sytë,kur shikon që ka padrejtësi. Është transparent si xham,kur bën biografinë e punës. Jo vetëm që nuk e mohon që ka qenë komunist,por dhe ka studjuar në shkollën "V.ILIÇ të partisë". Nuk ka qenë"numëror topi",por kuadër dhe brenda,bindjeve të tij të majta,ka bërë oponencë të fortë. E ka bërë zërin kambanë edhe kundër pushtetarëve të krahut të tij dhe dy oktavë më lart kur bëhet fjalë për fatet e ATDHEUT. Është polemist i rreptë dhe kulmi e arrin me librin"SHENJTËRI TË VJEDHURA".

Ësht një zë që çirret e ngjirret, kur nëpërkëmbet KISHA AUTOQEFALE SHQIPTARE duke"importuar nga GREEQIA"njëKRYEKISHTAR siJANULATOS duke bërtitur:"ZOTI flet dhe shqip" dhe ca më shumë duke i hequr "zhgunin mitik" një"shenjti misionar grek si KOZMA ANATOLI. Vetëm sikur kaq të kish shkruar,meritonte dafinën e një ATDHETARI. Në këtë "betejë" ku,nuk u përdorën veç fjalët,por dhe kërcënime për "kokën në tepsi",ky,LIBOFSHARAKU nga MYZEQEJA,jo vetëm nuk e uli zërin dhe pa ia bërë syri "tërr",e shfryu mërinë e tij dhe mbi"krahut e tij politikë" duke i përqeshur me një eufimzëm grandioz: bythëshiturit!!! Tek lexoj nëpër rreshta të kësaj "ulërimeçjerrëse"të NAUN KULES,më duket se më vjen pranë NOBELISTI PORTOGEZ,FERNADO PESSOA që thotë:" E ndiej se si kjo botë e pandreqëshme,është një vis ku lehin qentë".


NAUN KULE është i asaj natyre që është i vetdijshëm që u bë sfidë problemeve të jetës. Nuk jeton dot pa probleme. Ai,si të thuash, ka bërë natyrë të tij krjuese,çdo problem që ka shoqëria dhe,sidomos, ngaqë "gjaku nuk bëhet ujë".MYZEQEJA, Turret tutje ARDENICËS,së pari se aty vuri kurorë SKËNDERBEU; mandej vinë pyetjet shumë kuptimplote:- Ç'u bë me bibliotkeën e çmuar në vitin 1932; po në"vitin 1967 me bibliotkeën e EPISKOPIT IRINE BANUSHI",Këto pyetje të çojnë në hulli të vjetra dhe të reja.Me të drejtë nuk shkruan,po ligjëron:është vrasja e historisë dhe kulturës. SE,me të drejtë,qysh në lashtësi,ARISTOTELI thotë:- Mos hidhërohesh,kur lypet, është marri!
NAUN KULE po e jeton në TIRANË gjithë këtë periudhë tranzicioni, po"kur sheh që vidhen votat në LIBOFSHË,skandalizohet dhe thotë:"...mirë demokracia,po ku janë demokratët!!!

Duke ngritur zërin tij të protestës sukur u bënë jehonë fjalëve të MARTIN LUTER KING që thotë:"Historia do të shënojë se tragjedia më e madhe e kësaj periudhe tranzitore,nuk është britma çjerrëse e njerëzve të këqij,por heshtja lemeritëse e njerëzve të mirë. Ai sikur e ka vënë mbi shpinë"kryqin e rrezikut" dhe,tek e shoh që dhe anatemojnë, më vjen ndërmend RENE DECARTI që shkruan:"Kushdo që më fyen mua,unë jam përpjekur ta ngre zërin aq sa fyerja e tyre mos më arrij.Nuk mund t'i mbyll këto shënime për dashurinë e madhe të NAUN KULES për një figurë sa e madhe historike,po aq dhe tragjike në jetën e tij. E kam fjalën për monografinë"DITA NUK ËSHTË LARG" për NAUN DOKO-PRIFTI. I është kthyer dhe stërkthyer kësaj monografie,se pa e menduar se e teproj,çdo milimetër i atij busti atje mes LIBOFSHËS, ka dhe hulumtimin e thellë të NAUN KULES.

* * *
Së fundi,NAUN KULE nuk rron dot pa miq. Të shumtë i ka dhe nuk ke kë veçon më parë.Miqtë e NAUNIT nuk janë"miq për fiqë",por ata tek NAUNI kanë zgjedhur njeriun që pulson me hallet e njerëzve;njeriun që nuk fut kokën në rërë si struci,por është gati të "shalojë kalin e betejës",Po kur thotë SHARL DE GOLI:-Në paqe fjalëtt, në luftë topat". Pse i vlerëson miqtë,ai shkrimet për ata, i kthen në"Antologji",Brenda këtij emërtimi përfshihet vlera reciproke për miqtë.Por çudia ndodh, se"makineria që s'di të ndalojë" made NAUN KULE del në një kohë pothuajse herolke.Kur pandemia me viruset me mutacione,së pari godit limfën e jetës që është miqësia. Ky jo vetëm s' e përfilli këtë rrezik,por del me një libër "tavoline" "Unë dhe të tjerë" dhe më duket se ka përsëritur JUSTINIANIN që diku shkroi:"Të munda,SOLOMON!"! DHe mendimi im i fundit,ngaqë është bërë modë"tatuazhi";NAUN KULES duhet t'i bësh një tatuazh për LIBOFSHËN dhe MYZEQENË dhe,pa dyshim,një për miqtë! Urime,NAUN KULE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat