Princesha e frymëzimeve hyjnore

Kultura

Princesha e frymëzimeve hyjnore

Nga: Baki Ymeri Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

I vetmi mesazh që arrin deri në veshët e Zotit, është poezai. Poezia është testamenti i jetës, drita e fjalëve, mbretëresha e arteve, thesari i ndjenjave dhe një burim i frymëzimeve hyjnore. Poezia e Zonjës Lacrimioara Iva është çelësi i universit, shprehja e bukurisë, e lirisë dhe e mrekullisë. Poezia e saj është hiri i dhënë nga Perëndia. Gruaja është kërthiza e universit, kurse poeti është dora e Zotit që shkruan në tokë. Poezia është një tempull i pavdekshëm. Poeti është profeti që hap portat e qiellit. Mirazhi i poezisë jep jetë dhe fuqi, porsi çdo lloj arti. Në vargjet e Zonjës Iva defilon dashuria, energjia shpirtërore, besimi, sinqeriteti dhe butësia.

Lacrimioara Iva ka një aktivitet të pasur letrar, duke botuar disa libra dhe poema origjinale në antologjitë kolektive dhe vëllime, duke bashkëpunuar me revista letrare në Rumani dhe në botën e jashtme Emri i saj përmendet në vëllimet bibliografike dhe në vëllime të kritikës letrare. Është e përkthyer në disa gjuhë dhe është laureate e një serë mirënjohjesh, diplomash dhe çmimesh të shumta letrare, duke qenë e vlerësuar nga lexuesit dhe admiruesit. Poezia e saj është ajo që ne e duam dhe ne po kërkojmë: diçka e ndritshme që na ndihmon të marrim frymë, diçka që na siguron, harmonizon dhe frymëzon. Për vlerën e poezive të saj kanë shkruar disa poetë dhe kritikë letrarë, ndër të cilët Marius Chelaru, Lucian Gruia, Daniel Marian, autori i këtij shkrimi, etj.

Lirikat e saj kanë origjinë në përmbajtjen briliante, në filozofinë e pigmentuar me nocione të huazuara të të gjitha shkencave, të cilat ajo u i dinamizon me vlera të pahasura te krijuesit tjerë. Poezitë e zonjës Iva janë rezultat i meditimit mbi natyrën e bukur. Ato posedojnë reflektime ekzistenciale dhe arkitektonike të mesazhit lirik, etik dhe estetik. Edhe titujt e vëllimeve të saj janë një serë metaforash që na kujtojnë ndërtesat e famshme të Egjiptit të lashtë. Në konceptimin tonë, piramida synon të zbulojë misterin e botës sonë, të cilën ne nuk e kuptojmë mjaftueshëm, dhe ne nuk e përdorim të gjithë fuqinë e saj. Vlera lirike e poezive të Zonjës Lacrimioara Iva është atributi që sugjeron heshtjen, heshtje e paheshtur e cila përfshin qëllimin e pyetjeve të mëdha të mbetura të paeksploruara.

Poezia e saj është rrëfimi më intim i shpirtit. Është shpirti që mbështetet në xhiron e dashurisë. Poezia është dimensioni më i pastër që e ka çdo qenie njerëzore. Nga një pikëpamje poetike, Zonja Iva është Princesha e Frymëzimeve Hyjnore. Poezitë e saj janë të mbështjellura në velin e nuses. Poezia e saj është pluhur yjesh dhe një pranverë e frymëzimeve që vijnë nga një imagjinatë e bujshme. Disa nga librat e saj janë dygjuhësh: rumanisht-anglisht, rumanisht-shqip, etj. Poezia është arti suprem që i përmban të gjitha artet. Poetët janë ëndërrimtarë romantike që masin thellësinë e lumit, të ndërtuar mbi të ura, ura të qëndrueshme për gjithnjë. Dhe kur nuk ka ura, poetët janë kërkuesit që me anijet e tyre të kalojnë nga një breg i një breg.

Lacrimioara shkruan për jetën, për fëmijërinë, për hënën vetmuar në qiell, për retë, për gjyshen, për dëshirat, për anatominë e dashurisë, për ëndërrime, për nostalgji, për dritën, për mënyrën se si në të depërton koha që është ende gjallë. Ajo shkruan për shpirtin mistik kur engjëjt na bëjnë thirrje për paqën planetare, duke kërkuar për një mënyrë të veçantë të jetesës, për të kuptuar vetminë, hapat që vijnë për zemrën që është gjallëruar nga hija dhe përmallimit dhe e shpresave.

Frymëzimi është dhuntia e dhënë nga Perëndia. Poezia është çelësi për shpirtrat të mëdha. Kush është rreth saj, mund të komunikojnë me perënditë. Poeti është mirësia e shpirtit të atij që e krijon atë, të atyre që botojnë dhe të atyre që e lexojnë. Poezia e të zgjedhurës sonë për një libër të ri, ka aromën e barit të sapokositur, ka rrotullimën e gurit të mullirit dhe ngazëllimin e një njeri të dashuruar. Nëse doni të hyni në histori, duhet të lindni dy herë: herën e parë sepse e ka dhënë Perëndia, dhe për herë të dytë, për të demonstruar vokacionin e poetit!

Në tekstet e Zonjës Iva, femrat e dashuruar mbështjellin me tufaq trëndafilash qiellorë në jetën tokësore. Dashuria e vërtetë qëndron vetëm në zemrat fisnike. Dashuria është ilaçi më i mirë, kurse poezia është një tempull. Forace e mendimeve të qeta dhe fuqia e dashurisë është si një ilaç që ju jep fuqi, shëndet mendor dhe fizik. Në vargjet e kësaj poeteshe rumune, shumë mrekulli të mrekullueshme ndodhin, kurse imagjinata e autorit duket se nuk ka kufij. Lacrimioara Iva shkruan për kujtimet dhe përjetësinë, për daljen nga labirinti, për të dielën e premtimeve, për fjalë të panjohura, për lëndime të përgjakshme, për valltarët e moshës për heshtje dhe për zërin e heshtjes.

Metaforikisht dhe praktikisht, ajo shkruan rrugët e harruara, për pragun e shtëpisë, për dëshirat e fëmijërisë, për dritën e Perëndisë, për botën e ëndrrave, për dimensionet kozmike, për balsamin e mendimeve, për fjalë dhe shpirt. Diskursi poetik i saj fokusohet në zonat e vendosura në afërsi ekzistenciale, ku të gjitha të dhënat e nevojshme për një profesion të sinqertë, për profesionin e vërtetë të besimit janë nxjerrë në pah. Duket se të gjitha përvojat kalohen përmes filtrit të konceptit lirik që do të rifillojë në një formë të përmirësuar në thelb. Një ton hipersensitiv i shoqëron tekstet e Zonjës Iva. Sekuenca e sezoneve të jetës ndihet me mprehtësi të madhe emocionale. Ekzistenca e jetesës për një çast, është diktumi i duhur i shumë teksteve që privilegjuan një formë të veçantë të origjinalitetit dhe autenticitetit.

Poetesha jonë me rezidencë në Itali, është e vetëdijshme për flamurtarët e poezisë tradicionale rumune, por edhe për vlerat kontemporane. Ajo shkruan në emër të vetëdijes së saj etike dhe estetike, në emër të origjinës së saj biblike dhe mendore, që do të thotë se vargu i saj posedon brishtësitë e emocioneve dhe të shpirtit. Lacrimioara është një qenie e re, inteligjente dhe e bukur, një shpirt fisnik dhe bujar, një qenie e ndjeshme dhe e veçantë, e cila dashuron, e cila psherëtin, e cila nuk vajton, e cile qesh, e cila është duke pëshpëritur nëpërmjet metaforave.

Fjala e frymëzuar është mirazhi i dashurisë që shëndrit në mendjet tona. Vargu i saj na jep jetë dhe fuqi, ndërsa dashuria, është energjia shpirtërore, besimi, sinqeriteti dhe butësia. Poezitë e Zonjës Lacrimioara Iva shkëlqejnë nga sinqeriteti i fjalës përmes mesazhit që ato e përmbajnë. Poezia është arti suprem që shkon përtej dhe përmban të gjitha artet. Sekreti është për të vënë dashurinë në çdo gjë që bën, sepse dashuria është ajo që i zgjon të gjitha energjitë. Jeta është e shkurtër, shija është e gjatë. Jeta kalon, librat mbeten. Një shtëpi pa libra është si një bankë pa para, si një librari e libra, si një restorant pa ushqim, si një lopë pa qumësht, si një grua pa burrë, si një grua pa grua, si një pemë pa fryte, një kopsht pa lule.

Lulet janë buzëqeshja e Zotit në tokë, dhe jeta që na e jep Zoti duhet të jetë romantike dhe poetike. Për ne, arti do të thotë të mësosh për të krijuar dhe përhapur poezinë rreth jush, dhe të jetë plot me nxehtësi, ekspresive, të ndritshme dhe të gjallë. Lacrimioara Iva është një vetëdije e madhe poetike. Poezitë e saj dallohen nga reflektimi i thellë me situata në botë, si dhe në universin e brendshëm. Pronësia e tyre na jep vargje të cilësisë së jashtëzakonshme. (Bukuresht, Janar 2022)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat