O milet!

Kultura

O milet!

Nga: Fatmir Lohja Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 07:29
Fatmir Lohja

Tellalli, pasi i ra pesë herë tupanës, thërriti:” O milet !”

Që të na kuptoje rinija sot, na duhet të japim ca shpjegime, për përrallën që do të tregojmë .Në turqisht populli emertohej milet. Tellalli ishte ai që njoftonte popullin , për ligjet qe ka nxjerrë qeveria. Kush është tellalli në ditët e sotme?- me të drejtë mund të pyes rinija .Sot emërtohen zëdhëndës,këshilltar, spiker, moderator, opinonistë, analistë,…., se të tërë paguhen për të çuar mesazhet e pronarit në popull.

Për t’u bërë tellallist duhej të fitoje konkursin.Nuk kërkohej shumë arsimim, por dy të dhëna të lindura.Zërin ta kishe pushkë, që ta dëgjonte edhe ai në fund të rreshtit, dhe kujtesë për të thënë fjalë, për fjalë lajmin që do të citonte.Ka qenë punë qe paguhej mirë, por edhe shumë e rrezikshme. Shumë tellallistë kanë shkuar në giotinë nga kapadaillëku ,se i bënin interpretim lajmit sipas deshirës së tyre.Ngjaria që po tregojmë, është përpara zgjedhjeve elektorale vendore.

Doli tellalli e therriti: O milet! Dëgjoni , e mbani vesh!O supërbudallej mos harroni se po ju drejtohet Veziri! Gjindja, sa e dëgjuan ,e lidhen me rrypat e patallonave, për ta çuar ne spitalin psiqiatrik.Nuk kishin faj në veprimin e tyre. Një ditë përpara , lajmëroi se kajmekani i therriti miletit , o budallej.

Në këto momente doli sulltani.

Çfarë po bëni o të çmendur?- e pyet turmen.

Turma i tregoi për veprimin që po bënin.

O të çmendur, nuk e keni marre vesh se te çmendur janë edhe Kajmekami, edhe Veziri? Leshojeni tellallin, se ai nuk ka asnjë faj!

E leshuan tellallin e pafajeshëm. I rivendosen rripat e pantallonave në brez.Të mërzitur shkuan në shtëpi.Të nesermen karvane të shumtë u nisën për në emigrim. Gjindja do të ndalonin në atë vend, ku nuk do t’i emërtojnë as budallej, as superbudallej, e as të çmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat