Gjuha e Noas

Kultura

Gjuha e Noas

Nga: Agim Desku Më: 3 mars 2022 Në ora: 18:39
Agim Desku

Shoqata e shkrimtarëve dhe e krijueseve "Ramadan Musliu"- Viti.

Poezia Fituese “Pena e artë e shkurtit 22”.

Gjuha e Noas

T’i  kam lexue ëndrrat

Për të ngrit Kullën e Babilonit

Për një çast  edhe dëshirat  e lirisë

 

Por mbrëmjet kryeneqe

T’i ndan në njëqind  pjesë  të atomit

Fjalët e hyjet për t’i dhënë dritë Adamit

 

E di rebelimin e Apokalipsit

Kur jetonte në këtë anë

 

As pas pesë shekujve të ferrit

Nuk kanë përfundu betejat

Për liri jo se jo

 

Për vdekjen se besoj se ka fund

As yjet nuk e besoj se zbresin

 

Nuk e duan tokën të ndyer a të shitur

Tani veç engjëjtë janë bërë mbretëri e qiellit

E jetojnë lirinë e Kopshtit  të Edenit

 

A e dini se hyji ma i shenjtë i takon Ernes

Gjuha e Noas tani shkruhet e flitet në artin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat