Hyjneshë

Kultura

Hyjneshë

Nga: Remzie Rexhbogaj Më: 11 mars 2022 Në ora: 21:29
Remzie Rexhbogaj

Ti hyneshë
Që ke zënë vend
Lartë në qiellin blu
Si rreze dielli
Qëndron mbi re

Në zemrën e mamit
Dhe në memorjen e njerëzimit
Mbetësh gjithmonë
Legjendë mbi këtë dhe
Për Ty
Sa do të doja sot
Të isha pranë diellit


Për ujvarën
E syve të mi
Do t’i tregoj yllit polar
Se shkëlqimin
Ia merr qiellit
Si hyjneshë
Në gjirin tim
Me ngrohetësi të mbaj.


KRAH HAPUR

Sot kam mbetur
Krahapur
Në pritje
Të përqafimin tënd
Duar bosh mbeta
Pa buçet lulesh
Që s'munde të m'i sjell
Ti Erna

Më sy të përlotur
Ku as sot nuk e pava
Buzëqeshjen në fytyrën tënde
Si hyni
Sot kam mbetur
Më kokën lart
Nga qielli
Duke të pritur Ty Erna
Kur do më zbritesh
Më rreze dielli
Të betohen
Në këta dy sy
Ndjenjat e mia janë
Në shpirtin tënd
Aty ku gjendesh Ti
Erna.

DRITA E HËNËS
Në errësirën e natës
Në dritën e hënës
Trishtimin ma sjelli jeta
Dhembje e malli
Me ngulfat
Ujvarën e lotëve të mi
Të gjtha së bashku në një gotë
Do mundohem t'i kapërdi
Unë në këtë botë
Erna Ti në botën tjetër
Ta ngritim me tërë fuqinë
Këtë dolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat