Drenicë, tungjatjeta!

Kultura

Drenicë, tungjatjeta!

Nga: Emine Hoti Më: 14 mars 2022 Në ora: 08:27
Emine Hoti

Fëmijët dhe lulet

 

“Tri gjëra na kanë mbetur nga parajsa:

 yjet, lulet dhe fëmijët”.

Dante Alighieri

 

Kur shoh fëmijët në kopsht,

Ngjyrat e natyrës shtohen,

Lulet bëhen bashkë me fëmijët,

Gjithçka rreth e qark zbukurohet.

 

Fëmijët sjellin stinën e pranverës,

Me ata rrinë bashkë edhe zogjtë,

Janë të gjithë ta dashur,të bukur,

Natyra i bën buqetë çdo mot.

 

Pranvera s`ndalet

 

“Mund t`i këpusin të gjitha lulet,por s`e ndalin dot pranverën”

Pablo Neruda

Ishim fidanë,

Po u bëmë pemë,

Çelëm gjethe dhe lule,

Lidhëm kokrra të ëmbla,

I buzëqeshëm jetës,

Jetës pranverore.

 

Globi rrotullohet,

Stinët bëjnë të famshmin zakon,

Vijnë e ikin,ikin e vijnë pareshtur,

Dielli rrugët e tyre ndriçon.

 

Ti je vet bukuria!

 

Pranverë e dashur, mirë se vjen!

Ti ke bukurinë si zemër e pastër,

Kur qengjat blegërojnë e nënat kërkojnë,

Kur kullotin lëndinave nën qiellin e kaltër.

 

Ti i jep  jetë natyrës dhe gjithçkaje,

Ti ndez bimët dhe dashurinë te rinia,

Ti i bën të qeshin pleqtë dhe fëmijët,

Ti je shenjtore, ti je vet bukuria!

 

Kur ndodh që vonohet, të gjithë e kërkojnë

 

Pranvera vjen me bukuri të e arta

Na mbush natyrën me jetë e gjelbërim,

Hapësira zbukurohet ngjyra - ngjyra,

Gjallërohen fëmijët, zogj në fluturim.

 

Bukuritë e pranverës s`kanë të sosur,

Qengjat blegrojnë në livadhe e kullota,

Vrapojnë andej-këndej, i gëzohen jetës,

Bashkë me ta edhe fëmijët në shkolla.

 

Pranvera u jep zhvillim  e gjallëri bimëve,

Dielli ndriçon dhe zërat e jetës jehojnë,

Vajzat qëndrojnë më gjatë para pasqyrës,

Sytë u qeshin dhe me ëmbëlsi këndojnë.

 

E kush nuk e mirëpret stinën e pranverës,

E mirëpresin gjallesat kudo ku ato jetojnë,

Mezi e presin njerëzit  t`i japin vrull jetës,

Kur ndodh që vonohet, të gjithë e kërkojnë.

 

Llojshmëri

 

Të gjitha lulet janë të bukura,

Me ngjyra dhe aroma që ndryshojnë,

Edhe format i kanë t`shumëllojshme,

Ato s`mund të jenë të gjitha njëlloj.

 

Nëse lulet do ishin të gjitha njëlloj,

Çfarë kuptimi do të kishte jeta,

Do të na dukej gjithçka monotone,

Do të na mërzitej edhe vetvetja.

 

 

Drenicë, tungjatjeta!

 

Duart e bujqëve ledhatojn natyrën,

Mprehin qetë dhe parmendat vënë në punë,

Dheu me vlagë i mirëpret farat e bimëve,

Ato marrin jetë e japin prodhim më shumë.

 

Duart e grave, të burrave dhe të rinjve,

E stolisin natyrën me mendje dhe djersë,

Si qëndistari që qëndis veshjet e nuseve,

Për t`u dhënë bukuri, freski dhe jetë.

 

Kur fushat nisin të gjelbërojnë hareshëm,

Kur zogjtë nëpër drurë e kroje vërshojnë,

Kur kokrrat e gruritë dhe frutat kuqëlojnë,

Atje e kam zemrën,ku dhe zogjtë këndojnë.

 

Ja lejlekët vijnë dhe sjellin mbarësi,

Zogjt i mbajnë iso këngës së trimërisë,

Je krenaria jonë, o Drenicë fisnike,

I fale bijtë më të mirë atdheut dhe lirisë.

 

Dallëndyshe që shkon te fushat e Drenicës,

Merre dhe zemrën time atje ku vlon jeta,

U thuaj se unë drenicarja mërgimtare,

Nga mërgimi i përshëndes, “Tungjatjeta!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat