Konkursi "Biber" dhe përmbledhjet shumëgjuhëshe me tregime u prezentuan sot në Prishtinë

Kultura

Konkursi "Biber" dhe përmbledhjet shumëgjuhëshe me tregime u prezentuan sot në Prishtinë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 23:41
Konkursi "Biber"

Konkursi "Biber" dhe përmbledhjet shumëgjuhëshe me tregime u prezantuan sot në Prishtinë në hapësirën "Kino Armata".

Në bisedë mori pjesë anëtarja e jurisë së konkursit Biber 03 Rumena Buzharovska (Shkup), si dhe autorët e tregimeve të publikuara nga konkursi "Biber 03" dhe "Biber 04": Stefan Slavkoviq (Beograd), Ante Storiq (Shibenik), Besa Kalaja (Prishtinë), Afrim Demiri (Ferizaj) dhe Ivana Franoviq (Ekipi Biber, Qendra për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd). Moderatore e bisedës ishte Linda Gusia (Prishtinë).

Promovimin e organizoi  Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe Qendra për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Ivana Franoviq nga ekipi Biber dhe Qendra për Veprim të Padhunshëm tha për "Biber":

-Pajtimi nuk është fjalë e popullarizuar dhe njerëzit shpesh i frigohen kësaj fjale. Por ne vërtet bëjmë një gjë të tillë, punojmë për t'u pajtuar, lidhim njerëz, lidhim rrëfimet tona, pajtohemi me veten dhe me atë që na ka ndodhur. Aq viktima kishte në Ballkan, e të gjitha ato janë viktimat tona: ata njerëz nuk janë më. Ne duhet të bëjmë çmos që kjo të mos ndodhë më.

Biberi u konceptua si kontribut për paqen dhe pajtimin, në kontekstin e trashëgimisë së luftërave në ish-Jugosllavisë, por edhe me qëllim të përkthimit dhe leximit të tregimeve në gjuhë të tjera në rajon.

Për rëndësinë e shkrimit dhe përkthimit në të gjitha gjuhët në rajon foli...

Për rëndësinë e të shkruarit dhe përkthimit në të gjitha gjuhët e rajonit foli Rumena Buzharovska, anëtare e jurisë “Biber 03”, shkrimtare dhe përkthyese:

-  Nisma “Biber” bashkon atë që ne vërtet jemi – ne që jetojmë në këtë pjesë të Ballkanit, dhe më vjen mirë që jam pjesë e tij. Letërsia maqedonase pak përkthehet në shqip, dhe anasjelltas, e kjo duhet të ndodhë.

Afrim Demiri nga Ferizaji kujton jetën në ish-Jugosllavi, dhe autori i njërit prej tregimeve tha se ka rëndësi simbolike që promovimi i përmbledhjeve të tregimeve për pajtimin po zhvillohet në hapësirat e ish-Shtëpisë së Armatës, që dikur për një pjesë të banorëve të Prishtinës ishte shtëpi e sigurisë, e për dikë shtëpi e tmerrit.

Zbërthimi i imazhit të armikut, tregimet e guximshme që lëvizin kufijtë, ata që guxojnë të ecin me këpucët e “armikut”, janë disa nga temat që janë të mirëseardhura në konkursin e Biberit.

Për këtë foli Stefan Slavkoviq, gazetar dhe shkrimtar nga Beogradi, duke sjellë ndërmend se shkrimtarët nganjëherë edhe mund t'i ndajnë njerëzit, por se letërsia e angazhuar duhet të afrojë, të pasqyrojë frymën e kohës.

-Ne për dhjetë vjet i kemi bërë 50 vjet, dhe më e pakta që mund të bëjmë është të tregojmë rrëfime. Kur përballeni me tmerret nga të cilat një ditë do të nxirrni mësime a pyetje – ky pra është procesi i rritjes, i njeriut dhe i artistit. Rrëfimet nuk thonë: „Ti ke faj“, por pyesin „A je ti përgjegjës?“ Sikur nesër të shpërthente lufta, a do t'i bartje me vete personazhet e tregimeve që i ke lexuar?”

Besa Kalaja nga Prishtina ka thënë se për të ishte e rëndësishme që me tregimin e saj t'u tregonte popujve të tjerë të ish-Jugosllavisë se ç'u kishte ndodhur njerëzve në Kosovë gjatë luftës.

- Të gjitha temat e Biberit kërkojnë të tregohet e vërteta. Një pjesë e madhe e kombeve nuk duan fare të flasin. Pajtimi funksionin asisoji që njëra palë duhet t'i afrohet tjetrës dhe të nisë biseda. E atë do ta nisë ai për të cilin pajtimi ka rëndësi, theksoi Ante Storiq nga Shibeniku.

Deri më tani janë botuar katër përmbledhje të tregimeve Biber, secila me 25 tregime dhe të gjitha janë në dispozicion  në boshnjakisht/kroatisht/serbisht/malazezisht, shqip dhe maqedonisht. Konkursi i pestë është në zhvillim e sipër dhe do të jetë i hapur për tregime të reja deri më 1.6.2022. Në konkurs mund të marrin pjesë të gjithë ata që kanë frymëzim për të shkruar mbi këto tema pavarësisht nëse janë shkrimtarë tashmë të afirmuar dhe të botuar, apo kjo është vepra e tyre e parë. Parashihen edhe shpërblime për tregimet që juria i konsideron më të mirat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat