Errësira e Mbrëmjes

Kultura

Errësira e Mbrëmjes

Nga: Skender Hoxha Më: 13 prill 2022 Në ora: 17:34
Skender Hoxha

Errësira e mbrëmjes

Rrokulliset nga shpatijet

Mjegullën bart me vete

Mbulon zhurmën

E dremitur të ditës!

Nata bëhet varrezë e të puthurave.

Zogjtë e natës hapin flatrat

Nisen për betejat e fluturimeve...

Si tërbim i zhurmshëm

Fishkëllojnë shullajet

Ligjërojnë këngë Vërrini

Në dehjen e tyre

Nëpër Dushkajë

Në natën e lumtur!

(13 prill 2022, Pejë.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat