Mësuesit e liderëve

Kultura

Mësuesit e liderëve

Nga: Musa Ahmetaj Më: 16 prill 2022 Në ora: 16:27
Musa Ahmetaj

Për mësuesit e dikurshëm

Nuk e paskam ditur dot

Paskan punuar nga dy orë

Për të na dhënë lider sot

Njërin madje prej liderëve

E kam patur edhe në klasë

Kur merrte dysh a tresh

Nga inati donte të plasë

Madje kishte problem

Gjithëherë me kryefjalë

I përzihej shpesh gjinia

Njejt ishin, si gocë , si djalë

Para shokëve të klasës

Me të njofshëm vinte treshi

Madje publikisht e thënin

Macën nuk e hjekë nga përsheshi

Tani në moshë të shtyer

I ngrisin nxënësit në piedestal

Të prodhojnë lider shteti

Këtë e paskan pasur ideal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat