Kur pson krijuesi

Kultura

Kur pson krijuesi

Nga: Remzi Limani Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:59
Remzi Limani

Këtyre ditëve, bëhen shumë vjet qysh se Bajram Sefaj, publicist dhe shkrimtari ynë i vyer, lëngon nga pasojat e fatkeqësisë së komutacionit që i ngjau më 9 korrik 2011 në qendër të Prishtinës, konkretisht, në punishten e Mabotex, teksa kryente punët përfundimtare në restaurimin (rindërtimin) e hotelit Iliria. Z. Sefaj teksa po shkelte në 70-vjetorin e lindjes.

Pas sprovës për shërim në spital të Prishtinës, nën përkujdesjen fisnike të ortopedistit të njohur kosovar, Faton Morina, si edhe pas qëndrimit dhe mjekimit intensiv (tri javë) në Qendrën e mirënjohur rehabilituese “Nëna Naile” në Klokot, B. Sefaj, nuk arriti kurrfarë progresi as përmirësimi qoftë edhe më minimal.

Lëngata e tij nuk përfundon me kaq.

I mbërthyer dhembjesh të papërshkrueshme, të paimagjinueshme e, mbi të gjitha, të padurueshme (natë ditë), Bajram Sefaj, merr rrugën për në Francë, me shpresën e madhe në gji se atje do të gjej ilaçin e duhur dhe efikas. Me shpresën, pra, që sa më shpejt, të zhveshë këtë tesh të zezë dhe të kobshme.

Një muaj pas arritjes në Francë, u shtrua në Qendrën reanimuese- rehabilituese “Rayon du solei” (Kodra e diellit), në departamentin 74 të Francës (Haut Savoie).

Aty tmerrohet krejt kur u gjend në atë mjedis pleqsh e plakash të shkreta dhe të abandonuara prej gjithkujt, që, më shumë se për ndihmë shërimi fizik, kishin nevojë për rehabilitim e krahishtim mendor!

Nejse.

ishte, si ishte për të gjithë. Menjëherë pasi panë se çfarë e “mire” i kishte ndodhur, pacientit të porsapranuar në Qendrën e tyre, ata morën masat e duhura.. Sefaj menjëherë iu nënshtruar kontrollimeve dhe xhirimeve (radio, skaner dhe ashtutëqujturit IRM, (ierem), bashkë me shumë analiza të tjera neuropsikiatrike, me shpresë së gjithnjë e më ngat po i afrohet bregut të shpëtimit.

Por jo, asgjë e mirë, asnjë përparim as shenjë më e vogël e shërimit, nuk vinte nga andej. Edhe pas tre muajve (15 nëntor 2011 -15 shkurt 2012) në atë qendër të mallkuar franceze, asgjë e re, aq më pak e mirë!

Ani halli!

Fotografimi i thellë (IRM), që është aq precize sa “që gjen edhe gjilpërën kashtë”, gjëja se paska hetuar, se pos brinjëve të thyera e të bëra byk, pos “legenit” të bluar keq, një nerv të dëmtuar diku në “universin” e këmbës së djathtë.

Ani!

Lypset një intervenim (operacion) i ndërlikuar kirurgjik.

Pas pritjes se madhe që ai intervenim të ndodhë, sado i vështirë dhe i ndërlikur qoftë, pas tre muajsh (të gjatë, sa një jetë e tërë!) pritjeje me “veshë në krahë”, sikurse ia thonë fjalës, kirurgët e njohur të qytetit Grenoble, prof. Dr. Tonetti dhe Dr. Kerschbaumer, specialistë të ortopedisë dhe traumatologjisë, thanë se është vonë për një intervenim të tillë dhe shtuan: në rast mossuksesi, pacienti mund të këtë pasoja të thella, paralizim, për jetë, të këmbës se djathtë e tjera e tjera. Aq më pare kur Sefaj pos që është moshuar (73 vjeç) tash e njëzet vjet, lëngon edhe nga sëmundja e diabetit, në shkallë të lartë.

Njeri me shpresa të thyera, Bajram Sefaj!

Bie zilja kur ai duhet kthehet në Prishtinë.

Kjo ndodhe përherë kur vjen pranvera. Kur vjen muaji maj. Muaji i luleve...

Kështu ngjanë edhe kësaj pranverë. Por, Sefaj ndien dhimbje të mëdha dhe, nga sot e shtatëqind vjet, nuk do të jetë në gjendje të hapë kompjuterin e të provoi të qes në letër një tregim sado të shkurtër, apo një copë të vocërr prozë e tjera. Nga tronditje e madhe dhe trishtuese e sulmit të pashpirt të kamionçinës, Sefajt i është lënduar rëndë truri, çdo të thotë i është vështirësuar keq të mbajturit në mend (memorizimi), i është afruar vlerës zeros (“O”) së mundësisë të shkruaj diç tjetër pos, aty-këtu të ndonjë artikulli të shkurtër, si gazetar i pasionuar siç ka qëlluar. Kjo është edhe një fatkeqësi tjetër, ndoshta edhe më madhe se e para, kur të merret parasysh se Sefajt deri më tash ka shkruar dhe ka botuar një dhjetësh librash, sa publicistikë, sa romane, sa vëllime me tregime e kështu me radhë.

Enumeracioni dhunshëm ndalet tek numri në pesëmbëdhjete.

Tamam sa kishte përfunduar librin me titull “Ani çka”, prozë romanore, siç e quajti recensenti i librit, z. Ramadan Musliu, kritik i ynë letrar i njohur, në punishten e “Mabotex”, para hotelit në rindërtim “Liria” në qendër të Prishtinës, më nëntë të muajit korrik 2011, (ditë e shtune, me diell), e përplasë për vdekje një i ri, me emrin Mustafë Ali- Bojaxhinci, lindur më 19. 10. 1985, në fshatin Prelepnicë të Gjilanit, i cili, në fakt, as që kishte fare patentë vozitësi!!! (ai njeri “i mirë” e fisnik, nuk e vizitoi viktimën e tij, asnjëherë dhe askund, madje as që i bëri një telefonatë, sa për ta ditur në ç’gjendje është viktima e tij!!!). Sefajt i vjen keq për këtë gjest jo human dhe jo fisnik të agresorit të tij. Njeriu i edukuar, sado pak i ndershëm, do të merakosej po ta përplaste (për vdekje) një mace, një pulë, e jo më një burrë në moshë të thyer, një shkrimtar e gazetar të shquar shqiptar, sikur ka qëlluar zoti Bajram Sefaj.

B. Sefaj edhe kësaj herë, pra, do të kthehet në Prishtinën e tij të dashur, por, ç’ti bësh, kur është mbështjellë me patericat (canes, beguies, ambulatorë e të tjera ndihmesa) të ndryshme, e nuk është në gjendje të gëzojë gëzimin e takimit me shokë e miq të shmtë që ka, si në Prishtinë ashtu edhe në çdo cep të Kosovës, çmallët me ta. Madje nuk është gjendje që të pijë me ta ndonjë kafe makiato me asukrinë në kafetaritë gjithnjë e më të popullarizuara të Prishtinës, në “Amaro”, apo te “Edi 2”, bie fjala..

Pa asnjë intervenim, shkurtim as shtim, në këtë paraqite publike, riprdhojmë tekstin e Remzi Limanit, piktor akademik, letrar dhe gazetar, kur është autor i disa vëllimeve me poezi, disa romaneve dhe librave të tjerë të zhanreve të ndryshëm.

në vijim është shkruar botuar fill pas tragjedisë që i ndodh, kolegut mikut tonë B.Sefajt.

“Javë më parë, pikërisht në kryeqendrën e Dardanisë, në çastet e frymëzimin të tij, nën kubenë e qiellit mbi Ilirikum,ku shkrimtari dhe publicisti ynë i njohur, Bajram Sefa ishte duke soditur nusërinë e një imazhi të ri, që i vishej objektit hotelier ”Iliria” të cilin po e ndërtonte kompania e njohur “Mabetex”.

Frymëzimin e tij, për të shkruar ca fjalë për artin e ndërtimit që realizohej nga kompania e përmendur tashmë e njohur për publikun kosovarë dhe më gjerë, fatkeqësisht dështoi. Kamionçina e punishtes e cila kishte sjell material ndërtimi dhe, duke manovruar shoferi… pa dëshirën e tij, pa u hetuar fare, papandehur dhe pa fjalë e rrënoi shkrimtarin së bashku me frymëzimet e tij… Vrokthi, një kalimtar rasti e zuri shkrimtarin e pa ndjenja i cili kishte pësuar nga përplasja e kamionçinës. Në spitalin e kryeqendrës, krijuesi i hapi sytë me plot mugëtirë para tij, ngase, ai ende nuk dinte se çfarë ndodhi me te? Të nesërmen, i mbështjellë me çarçafët e bardhë dhe i palosur këmbë e duar në dhomën intensive të Qendrës Spitalore të Prishtinës – e kuptoi se ai nuk mund të lëvizte. Sikur nuk ndjente asgjë pos një frymëmarrje të lodhur dhe me therura të cilat ia shponin kraharorin përtej Bjeshkëve të Nemuna…

Shkrimtari në fjalë me mbi pesëmbëdhjetë vepra zhanresh të ndryshme të botuara deri më tash - tani, që nga aksidenti në fjalë,ai ende nuk ia doli të shkruante asnjë fjalë e as ato mbi artin e ndërtimit të kompanisë “Mabetex” – kompani e cila asnjëherë nuk e pa të arsyeshme ta vizitonte krijuesin e letrave shqipe i cili ende këmbëzbathur rri i shtrirë nën përkujdesjen e bashkëshortes së tij fisnike, e cila, me dashuri i jep frymë jete për ta kuruar mendjen e një krijuesi i cili gjithnjë shkruante për njerëzit dhe ngjyrat e këtij nënqielli. Vallë! ku humbi njerëzorja dhe dashuria për krijuesin dhe njeriun?!? A thua?!?... Si mund të ndodhë e të mos ndjen përgjegjësi dhe asnjë respekt për emrin dhe për frymën e tij?!? Vërtetë e habitshme - kur shkrimtari ynë, Bajram Sefaj, i mbështetur në paterica, këto ditë niset për në Francë, me ymytin dynjasë se ai do kurohet me sukses dhe, sërish të shkelë në këmbët e veta që të kthehet nën kubenë e qiellit parajsorë mbi Ilirikun. Vërtetë çudi!!! Askush të mos gajloset për shëndetin e tij. Në kontekst të kësaj, do të ishte mirë, që kjo kompani me renome botërore “Mabetex” e cila e mahniti botën me ndërtimet e saja sa cilësore po aq edhe kapitale në fushën e magjisë së ndërtimtarisë dhe e cila po ashtu të kujdeset paksa për ndërgjegjen dhe njerzillëkun human që duhet ta ketë njeriu për njeriun si dhe veproi shumë herë kompania në fjalë e cila dha shumë për për zbutjen e varfërisë shqiptare deri te ndërtimi i shtëpive për familjet e pastreha të cilave ua ktheu buzëqeshjet e humbura – e aq më tepër, presim kujdesin e tyre kur njeriu pëson aksidentalisht nga moskujdesi i bashkëpunëtoreve të kësaj kompanie me renome”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat