Vërtet mos e teproni

Kultura

Vërtet mos e teproni

Nga: Musa Ahmetaj Më: 4 qershor 2022 Në ora: 12:12
Musa Ahmetaj

Shtëpinë që kishim blerë

Jemi duke e gëzuar

Akoma nga ne nuk e di

Çmimin e kontraktuar

Gruaja dhe fëmijtë

Më patën hypë në kokë

Nuk duam banesë

Por shtëpi dhe pak tokë

I hallakatëm xhepat

Edhe pak jastakët

E blejtëm shtëpinë

Për jetë të përbashkët

E di që nga noteri

Është vërtetur një letër

Në vend timin si blerës

Ka nënshkruar dikush tjetër

Prandaj ju o gazetarë

Vërtet mos e teproni

Prej juve e kam pritur

Me zemër të më uroni

Sllogani i hoxhës dikur

“Mos më shikoni çka bëj unë”

Ju kisha propozuar juve

Të më lëni të qetë në punë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat