Hapet konkursi vjetor për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2022

Kultura

Hapet konkursi vjetor për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2022

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 16:25
Qendra Kinematografike e Kosovës

Qendra Kinematografike e Kosovës, me vendim të Këshillit Drejtues të datës 6 korrik 2022, ka shpallur të hapur konkursin për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2022.

Përmes subvencionimit, QKK-ja këtë vit do të mbështesë projektet filmike në këto kategori:

- film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar
- film të shkurtër dhe të gjatë të animuar
- film debutues të metrazhit të gjatë artistik
- koroproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik
- postproduksion për film të metrazhit të gjatë artisitik, dhe
- zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.

Konkursi është i hapur nga data 15 korrik 2022, deri më 19 gusht 2022.

Ndërsa procedura e aplikimit bëhet online, përmes faqes zyrtare të QKK-së.

Për më shumë detaje rreth konkursit, ju lutemi vizitoni rubrikën e konkursit në webfaqe, apo
duke klikuar në vegëzën e mëposhtme:

https://qkk-rks.com/sq-al/konkursi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat