Nxehtësi korriku

Kultura

Nxehtësi korriku

Nga: Përparim Hysi Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:28
Përparim Hysi

1.Unë të thash

Unë të thash:- Hajde vetëm!

Ti më erdhe me tët at.
E,kështu,të them të drejtën
Në takim nuk qeshë rehat.

SE m'u ul ai përballë.
Më tha:-Ç'kemi,Përparim?
Si për mua të kishte mall,
Si të qe i afërmi im?!

Por dhe unë e ktheva "fletën"
Sikur po luaja në skenë,
Kot më kot vazhdoj bisedën
Se nga mendja qeshë ujem.

Dhe në pyetshi si shkoi takimi?
Siç nisi dhe mbaroi
Atë ditëkorriku Përparimi,
Mbeti me gisht në gojë.
 

2.Kur pashë Engjëllushen
"... unë Tanushën vet e kam pa,
Ftyra e saj kuq si molla në degë"

Visaret e Kombit

Halili e pa Tanushën dhe u mahnit prej saj
Unë e pashë Engjëllushen dhe nuk e kam kollaj.
SE sytë i ka si dy prushe dhe dhëmbët m'i ka si rruaza
Ç'më bëre,moj Engjëllushe?Nuk e di që vuaj nga azma?

Fytyra e bardhë dëborë,duarët me gishta si biluri
Mend po digjem horë dhe lojti nga mendja burri
Doli mendja nga burgjia,sa vjen e shtrëngon vapa
Më mahniti bukuria.Engjëllushe, për ty plasa.

3.Mos më thoni

Mos më thoni:- Je i mbajtur,edhe fare nuk ke rënë?!!!
SE veç kokën kam të zbardhur,edhe dhëmbët kam të vënë.
Jo veç dhëmbët kam të vënë,por dhe këmbët po më lënë
Por ca zoga më janë vënë:kakarisin dhe s'më lënë.

Sa më shohin që s'kam këmbë dhe proteza kam vënë
Më ngacmojnë e nuk më lënë,duan të më hanë me dhëmbë
E më rroftë që jam i"mbajtur",shih me sy e plas me zemër
Shkove,vajte, o kokëzbardhur! Pleqëri më je si shemër!

4. Sa e hijshme!

Sa e hijshme ishe! Sa e hijshme!
Si një lule e tëra në luiëzim.
Kur buzëqeshe,krejt e magjishme
Epo vdis,o ashiku Përparim!
 

Ti kishe shkëlqimin e një bukurie hyjnore
SE dashuroje për herë të parë
E kujtoj atë kohë,kur mendje ma more
Dhe mbushem me ngashërim e me mall.

Qenë,me të vërtet,çaste të veçanta
Se dashuronim me pasion
I kujtoj ato takime aq të mjalta
Mike e hijshme,Përparimi nuk të harron.

SE atë kohë ne kishim zënë"qiellin e shtatë"
Sado që takimet tona qenë të fshehta
Për mua,moj mike,ti je e mjaltë
Dhe enkas për ty,është vjersha.

5.Dashuria nuk njeh moshë

Vapë e madhe dhe desh"vdiqa"
Nuk po mbushesha dot me frymë
Por më"ngjalli",o miq,mikja
SE desh shkova në vidhimë.
 

Pa më bëri mua frymarrje
Fut e nxirr të sajën frymë
Vdekja iku në alarme
Iku,shkoi në vidhimë.

Nuk shkruaj e kam me prova
Ndodhi mu në mes korrikut
Këtë radhë vdekjes ia hodha
I besoni ju "ashikut"

Një"ashik" tetëdhjetë vjeçar
Që po sillet si "riosh"
Dashuron si të jetë djalë
Sado që është thinjosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat