Toka ime

Kultura

Toka ime

Nga: Hava Shabanaj Më: 28 shtator 2022 Në ora: 11:57
Hava Shabanaj

Sa shumë njerëz takoj ngado që shkoj, rrugeve tê pafund.
Sa shtrengim duarsh e buzqeshje marr, çdo ditë
Në metropolet e Evropës plakë,
Rrugëtoj si nje hije,
Por shpirti dhe endrra me zgjon
Diku ne lugun e kishës

Sa mikpritje gëzime e lumturime kam ndjerë
Por askund nuk më përvelon shpirti
Si në ato shkrepa

Sa ara, fusha e livadhe plotë gjelbërim ne vend te huaj,
Por askund nuk e ndjej zjarrin që djeg si në token e lënë djerrë, e n'kullen e vjeter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat