Veliaj jep lajmin e mirë: Hapet gara për Teatrin e ri Kombëtar

Kultura

Veliaj jep lajmin e mirë: Hapet gara për Teatrin e ri Kombëtar

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 00:38
Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në një intervistë në emisionin “Publikisht”, në RTSH, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se pas 60 ditësh pritet të nisë dhe puna në kantier për ndërtimin e shtëpisë së re të artistëve shqiptarë.

“Ka punë pafund që duhen mbaruar në mandatin e 3-të, absolutisht.

Ne sot sapo hapëm garën e Teatrit Kombëtar, unë besoj që në krye të 60 ditëve kur mbaron procesi i garës, duke qenë se është një garë ndërkombëtare, ne do kemi mundësi që të fillojmë punimet me shpresë rreth ditëve të “Vitit të Ri” dhe le të themi të na gjejë ‘Viti i Ri’ në atë kantier”, tha Veliaj.

Shtëpia e re e aktrimit është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art. Godina e re do të fitojë një dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.

Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralelë me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat