Linda

Kultura

Linda

Nga: Zymer Mehani Më: 10 tetor 2022 Në ora: 09:22
Zymer Mehani

Afër lumit
Dredharak,
U ndal Linda
T'pushojë pak.

Mes barishteve
Në lëndinë,
Gjet një lule,
Trëndelinë.

-Mos u tremb!-
E këshilloi
Dhe me duar
E pushtoi

-Jemi shoqe,
Bashkë të rrimë,-
I tha lules
Trëndelinë.

Lumi shkonte
Valë, valë,
Lindën gjumi
E kish marrë.

Mes barishteve
Në lëndinë,
Ëndërronte
Nusërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat