"Reminisheca" të një kohe të shkuar

Kultura

"Reminisheca" të një kohe të shkuar

Nga: Përparim Hysi Më: 12 tetor 2022 Në ora: 14:20
Përparim Hysi
1.Dashuria e parë
Dhe qiellin e mora,dhe diellin e ula
Ç'do deshe tjetër?Pa më thuaj,hë?
Pastaj drejt teje u sula
Se ç'bëmë së basku,nuk e them dot më.
 
2.E pranoj
E pranoj që u bëra robi yt
Dhe ti m'u imponove si "padron"
Pupu se si i kishe sytë?
Për ata sy,rob mbetem përgjithmonë.
 
3.Zjarri i syve
Shpesh herë jam"ngrohur" prej zjarrit të syve
Ndonjëherë,prej një zjarri të tillë,jam djegur
Dhe mos bini  preh e çudive
Kur rend pranë këtij zjarri,fare pa trembur.
 
4.Ëndrrat
Jam i magjepsur pas ëndrrave të mia
Sado të ndryshme dhe,ndonjëherë,si përralla
Më vjen e shkuara,deri fëmijëria
Dhe kënaqem me to,sado me flokë të bardha.
 
5. Të vrasin sytë e bukur
Të vrasin sytë e bukur,aq sa të shkaktojnë plagë
Ka prej këtyre plagëve që të dhëmbin si një plagëplumbi
Ja,kështu më vrau,kur qeshë djalë
Një vajzë që sytë i kish,sygushëpëllumbi.
 
6.Kurrë
Kurrë me një femër që s'më do,nuk shkoj
Që të çliroj"harlisjen time"
Unë shkoj me një femër që  dashuroj
Dhe nuk ka vend për hamendësime.
 
7."Flutura"
Hyri një"flutur" në dhomën time
Dhe loz me mua"qëllimisht"
Me mua bëri ca"fluturime"
Dhe u dogjëm dashurisht.

8.Ti je si një vizion
Kurrë nuk ke qenë më e bukur
Je e gjitha si një vizion
Ndaj pas teje mendjen e kam humbur,
ZOT,o mor ZOT,pse më mundon?
 
9.Djegur nga dielli
Djegur nga dielli i plazhit
Dukesh nudo si e vënë mbi prush
Do ia jepja shpirtin djallit
Që të digjem nga ai trup i prushtë.
 
10.Dy sytë
DY sytë e tu m'i ngul turrjelë
Dhe zemrën time keq e shponë
Pa më hap një plgë të thellë
Veç ti ke"ilaçin" që më shëron.
 
Tiranë,12 tetor 2022
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat