Këputur në ditët më të mira

Kultura

Këputur në ditët më të mira

Nga: Skender Zogaj Më: 15 tetor 2022 Në ora: 13:18
Xhemail Mustafa, këshilltari i vrarë i presidentit Rugova

 

Në thellësi të shpirtit u vra dashuria,

U shkëput nga qielli ylli plot shkëlqim.

Zemrën ma helmoi e mikut mosprania,

Fyellit iu shter zëri, ra zogu n’trishtim.

 

Si vesa n'fletë mani – zemra atdhetare

U venit e ra n'lotët e pikëllimit -

Dielli i përlotur u fsheh ndër shavare

Terri ia rrëmbeu ëndrrat e gëzimit...

 

Qoftë mallkua ҫasti: pse oooo vëlla ike?

Më kanë mbetur duart të shtrira në flakë

Njëmijë thika të helmit nëpër dej e gjak!

 

Ti shfletova letrat dhe gjeta shumë etje

Në bebëza strehuar shumë dëshira të ngrira -

Ҫ’dorë e zezë të këputi në ditët më t’mira?!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat