Njerëzit kanë shumë dëshira, por ato marrin formë dhe janë të dukshme vetëm nëse realizohen

Kultura

Njerëzit kanë shumë dëshira, por ato marrin formë dhe janë të dukshme vetëm nëse realizohen

Nga: Ejup Berisha Më: 3 janar 2023 Në ora: 13:08
Ejup Berisha

Lexues të nderuar Urime Vitin e ri 2023 shpreh dëshira që këto 365 ditë të reja të jenë të mira, të mbara, të shëndetshme dhe të begata për të gjithë ju por edhe për mua dhe familjen time. Kur jemi te Viti i ri njeriu mund ti ketë një dëshirë të vetme apo dhe më shumë dëshira por këto janë të kota nëse nuk janë në dispozicion mundësitë për tu realizuar të njëjtat.  

Pra mundësitë për realizim e  diktojnë egzistimin e dëshirave apo këto janë Conditio sine qua non apo Kusht pa të cilin nuk mund të ketë dëshira. Pra njerëzit e gjallë dhe të vetëdijshëm mund të kenë  një dëshirë të vetme apo dhe sic thashë edhe më herët edhe më shumë  dëshira në jetë por këto janë interesante dhe marrin formë e përmbajtje vetëm nëse realizohen. Viti i ri është një shpresë për ndodhjen e ndryshimeve të duhura, të domosdoshme dhe të pritshme nga njerëzit jo vetëmse në jetën persomale por dhe në atë shoqërore si edhe në atë shtetërore. Të gjitha këto përsëris mund të janë të rëndësishme dhe të dukshme vetëm nëse realizohen në fund të fundit të njëjtat mbeten vetëmse fjalë apo dhe pritje të kota tonat si njerëz.

Unë në sferën e ndryshimeve shtetërore i kamë disa dëshira për këtë vit të ri 2023. Së pari dua të kemi paqe, qetësi dhe rritje të bashkpunimit në raportet mes shteteve botërore. Le të përfundon jo vetëmse lufta në Ukrainë por le të marrin fund edhe luftërat e tjera që po zhvillohen gjetiu nëpër botë. Kjo në Ukrainë duhet të përfundon sa më shpejtë që është e mundur sepse e njëjta na e ka vështërsuar të gjithëve shumë jetët dhe kushtet e jetesës dhe atë në cdo aspekt të saj. Ne nuk i meritojmë pasojat e rënda të kësaj lufte të cilën e ka imponuar Rusia si pasojë e qëllimeve dhe e ambicjeve të saja ekspansioniste.

Luftërat janë aktivitete shumë të këqija prandaj duhet bërë përpjekje maksimale dhe të përhershme që ato të ndërpriten dhe të reinstalohen  paqa, qetësia dhe bashkpunimi. Gjëra të tilla le të ketë edhe këtu në rajonin e Gadishullit të Ballkanit duke filluar prej  këtu te ne në RMV e deri në  Lubjanë. Kur e përmenda gjithë këtë rajon unë ju garantoj se nuk e kamë nostalgjinë për egzistimin e Ish Jugosllavisë të cilën po duan të na e reinstalojnë edhe tani disa qarqe ndërkombëtare por thjeshtë e përmenda si rajon gjeografik. Edhe pse Jugonostalgjik shqiptar ka shumë tepër jo vetëm te ne por edhe në Kosovë bile të tillë ka edhe në Shqipëri. Mua nuk më befasojnë se janë nostalgjik të Jugosllavisë ata shqiptarë që kanë qenë pjesë e saj sepse disa kanë qenë edhe shërbëtorë të shërbimeve të saja të fshehta informative.

Por më befasojnë të rinjtë dhe të rejat shqiptare që sot punojnë dhe ëndrrojnë që të jenë pjesë e Serbisë të cilën nuk e dinë se ku ndodhet gjeografikishtapo dhe e dinë por këta ditën shëtiten në trojet shqiptare por natën mund ti gjesh në Beograd duke thurrur plane pë krijimin tanimë jo të Jugosllavisë por edhe më keq të Serbisë së madhe.  Për tu realizuar paqa, qetësia dhe bashkpunimi  në Serbi përfundimishtë duhet të bjerë rexhimi i Sllobodan Milloshevicit, ky fatkeqsisht akoma është gjall dhe shumë i fuqishëm e me ndikim të madh në Serbi. I njëjti fatkeqsisht është shumë aktiv në nxitjen e trazirave dhe  konflikteve të ndryshme  mes shteteve në rajonin tonë. Unë në skenën politike dhe ushtarake të Serbisë e shoh jo vetëmse hijen por edhe ndikimin e Sllobodan Milloshevicit.

Ky akoma nga varri po i urdhëron strukturat kriminale serbe që të bëjnë probleme jo vetëmse në Kosovë por edhe në rajonin më të gjërë të Ballkanit. Ndërsa kur jemi këtu në RMV unë dëshiroj që të kemi më shumë liri dhe barazi që nënkupton më shumë Demokraci. Elitat politike të mos mendojnë vetëmse për mirqenien e tyre por edhe të bëjnë të mundshme rritjen edhe të mirqenies tonë si qytetarë. Jeta e mirë e qetë dhe përparuese na duhet edhe ne si qytetarë këtu te ne e jo vetëmse politikanëve dhe familjeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat