​Sonte "Flauti magjik", premiera e parë e sezonit artistik

Kultura

​Sonte "Flauti magjik", premiera e parë e sezonit artistik

Më: 16 mars 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Opera e Kosovës sonte shfaq premierën e operës ”Flauti magjik” të W.A. Mozart

Shfaqja do të jetë një bashkëpunim me produksionin artistik “Dragoi Blu-Tiranë” me pjesëmarrjen e disa nga artistët e (TKOBAP) dhe solistët e rinj-studentët e UART-dega e Kantos (Këndimit).

Flauti Magjik, është një operë në dy akte nga Wolfgang Amadeus Mozart, në një libret gjerman nga Emanuel Schikaneder.

Vepra është në formën e një Singspiel, një formë popullore gjatë kohës që u shkrua dhe që përfshinë si këndimin ashtu edhe dialogjet.

Opera u performua për herë të parë më 30 shtator 1791, vetëm dy muaj përpara se kompozitori gjenial Mozart të ndahej nga jeta.

Flauti magjik, vazhdon të jetë një nga operat më shpesh të shfaqura kudo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat