"Nxehtësi" korriku

Kultura

"Nxehtësi" korriku

Nga: Përparim Hysi Më: 7 korrik 2023 Në ora: 11:14
Përparim Hysi

1.Një "shqetësim"dyfish

Ti erdhe e shqetësuar

Një brengë,duket,të mundon

Dhe fare pakuptuar

Ajo brengë më pushton.

Me gojë nuk flet fare

Por një lot rrëshket nga sytë

Jam unë,tash, në alarme

Për hallin tënd,moj shpirt

Pa folur,unë të putha

Shqetësimi,shkoi e iku,

Nga loti s'ka më gjurma

E mori nga ti,miku.

2. Puthjet

Puthjet e nxehta dhe të ëmbla me një femër

Unë nuk i ndërroj me asgjë

Kam puthur femra që më janë dhënë me zemër

Kot nuk kam shkuar me asnjë.

3. Po dashurove

Po dashurove,asgjë nuk humbet

Në dreq të venë:me nder dhe moral

Nga dashuria nuk ka ndjenjë më të shtrenjtë

Provuar me kohë në gjithë botën mbarë.

Këtë ndjenjë,po e ndrydhe,zëre se bën mëkat

Je si një rob i lidhur me pranga

Jetën e shkon si një murg i ngrat

Shpirti i plagosur si një"rrobë me andra"!

4. Kaq...

Kaq e kaq vite veç ty të kam pritur

SE për ty,moj mike,bëj si i roitur.

Isha rob i yt, i lirë,por me"pranga"

Isha si i "dytë",aq më dhimbte"plaga"

Po ja ku erdhi çasti që aq e kam pritur

Se më erdhi"mjalti" dhe më ka gostitur

Buzën kur ma vuri përmbi buzën time

Sikur zjarr më vuri,qe si"furrëkamine".

Dhe të dy u ndezëm,keqas u zjarritëm

Se"paguam doganën",kaq vite që pritëm.

5. Pse?

Pse të bëri ZOTI,moj ty kaq të mirë

SE e humbet robi,o gurxhevahir!

Mbetet i nemitur si një"film pa zë"

S'është për t'u habitur:e mirë si asnjë!

Se je aq e mirë,trendafil i çelur

Unë nuk ndihem mirë,pa pirë jam i dehur.

Turbull nga korriku, se më nxehu vapa

Humbi kokëshiniku, nëm buën se plasa.

6 Pa "fat"

E quaj veten të pafat

Se nuk putha buzën tënde

Se mendoj që bëj"mëkat"

Se më dukesh si një"shënjte"

Zu mua buza të më hajë

E kafshova,e bëra gjak

Mua dreqi të më hajë

Unë harroj që jam plak.

Po s'e putha buzën tënde

Mendja ime u gremis

Ndaj të lutem, o moj "shënjte"

Hiqmë ca vite mbi kurriz.

7. Çast

Ja... e hape kraharorin,

Ja... e hape,po tani?

Unë tashmë po bëj"tëvoglin"

Po vë buzët,gjirin pi.

"Pi" e pi dhe s'kam të nginjur

(Mos po dehem si sarhosh?)

Dhe tani jam kokëthinjur

Për një çast u bësh djalosh.

8. Oh,ata flokë!

Ata fokë që mban lëshuar

Siç i mbaje vajzërisë

Më kujton një kohë të shkuar

Tutje-tutje djalërisë.

Më kujton një kohë të shkuar

Mu në moshë të djalërisë

Me ata flokë qeshë"rehatuar"

Mu në çaste dashurisht.

Tash ti je gjyshe

Dhe unë gjysh, natyrisht

Por sado që je ndryshe

Më zë zjarri dashurisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat