Gjergj Kastrioti frymëzimi për të gjitha epokat

Kultura

Gjergj Kastrioti frymëzimi për të gjitha epokat

Nga: Gjon Keka Më: 21 tetor 2023 Në ora: 20:50
Gjergj Kastrioti

Gjergj Kastrioti nuk na shfaqet vetëm si një trim, hero,çlirimtar,diplomat ,politikan ,strateg etj, por unë e shoh atë në një dritë tjetër edhe më të lartë.

Për mua kryezoti ynë Gjergj Kastrioti është shpëtimtari i qenjes sonë, identitetit kombëtar, heroi i lirisë, i shpirtit kombëtar që sjell dritën si një diell që pushton errësirën dhe armiqtë e Arbërisë dhe Europës.

Ai është rikthyesi i dinjitetit tonë dhe i rendit, themeluesi i një mbretërie të vërtetë të Arbërisë europiane, i shpresave tona më të lavdishme,ai që fisnikëroi racën tonë arbërore europiane duke bërë të drejtën tonë për liri,pavarësi dhe bashkimin tonë si vëllezër.

Gjergj Kastrioti e bëri Arbërinë flamurtare të Europës dhe ruajtëse të vlerave të përbashkëta të civilizimit të familjes së kombeve europiane.

Ai ishte për së gjalli frymëzim,ndërsa më pas u bë frymëzimi për të gjitha epokat dhe kombet liridashëse.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat