Gjakpirësitë!

Kultura

Gjakpirësitë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:55
Adem Bytyçi

Etja për gjak nuk iu shuhet

Gjahun nuk e zgjedhin

Edhe me gjakun e fëmijeve 

E shuajnë etjen

Ngase janë pjellë

E gjeneve t'barabarisë

Kundër vlerave sublime t'njerêzisë.

 

T'vije trishtim gjêr n'palcë

Kur shef me qindra fëmijë pa kokë

T'ju hudhën mbi trup 

Nënatë e tyre 

Duke i puthur  

E lutur zotin 

Për t'i mallkuar 

Ata t'cilët këtë plojë e zënë lojë

Sepse janë ngjizur

N'barkun e nënave tyre

Me baban treq 

T'prirur :

Për t'i bërë njerêzimit

Vetëm keq 

Për t'vra gra, fëmijë 

Dhe pleqë

Kjo fatkeqësi i ka goditur 

Shumë popuj t'vegjel n'planet

Dikur t'illë ishim 

Edhe ne shqipëtarët vetë

Nga terroristët serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat