Promovohet libri i Ethel Manyaka, azilkërkuese në Kosovë – falënderon kosovarët për mikpritjen

Kultura

Promovohet libri i Ethel Manyaka, azilkërkuese në Kosovë – falënderon kosovarët për mikpritjen

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 13:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në shënimin e 16 Ditëve të Aktivizmit, ku u adresua dhuna me bazë gjinore në mesin e azilkërkuesve dhe refugjatëve. Me këtë rast, është promovuar libri “16 ditët tona të aktivizmit – zëra nga kampet e refugjatëve” me autore Ethel Manyaka – azilkërkuese në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Feride Rushiti, drejtore ekzekutive e QKMRT-së, tha se për të mbrojtur gratë dhe vajzat refugjate nga dhuna duhet të ndërmerren masa kundër autorëve të krimeve dhe tu ofrojmë mbështetje atyre që kanë zgjedhur Kosovën si vend të sigurt.

“Dhuna po prek edhe gra edhe vajza qe janë refugjatë, derisa e mbrojmë drejtësinë kjo nuk është kundër autorit të krimit, përderisa jemi mbledhur këtu dua ta përmend një shqetësim që ka kapluar të gjithë shoqërinë, këtë ditë kemi dashur t’ia dedikojmë azil kërkuesve sepse në e dimë sa e vështirë është ta lëshosh vendin, ata ballafaqohen edhe në vendet e tyre me sfida”.

“…gjatë rrugëtimit të tyre ato mund të jenë të rrezikuara për dhunë seksuale, jemi mbledhur për të ngritur zërin tonë, për transformimin e mjera gra dhe burra që kanë zgjedhur Kosovën ka vend të sigurt që 10 vite me radhe jemi duke rehabilituar azil kërkuesit, dhe azil kërkueset të shprehin aktiviteti e tyre, fuqizimi i grave dhe vajzave azil kërkuese duhet një prioritet për të gjithë ne”.

Arnhild Spence, koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin në Kosovë, tha sr azil kërkuesit duhet të mbrohen  nga të gjitha institucionet.

“Më 29 nëntor një nënë ishte viktimë, dhe kjo na benë që të punojmë së bashku, të mendojmë për çdo grua që vjen në Kosovë si azil kërkuese apo refugjatë, kanë ikur nga konflikte për një vend më të sigurt, në Kosovë ka pasur hapa inkurajues për të mbrojtur viktimat, duhet të këtë siguri në një vend ku i pranon këta persona që kanë kërkuar azil në Kosovë, emigrantët dhe azil kërkuesit duhet të mbrohen”.

Arjun Shrestha, shef i UNHCR-së, tha së barazia është themel i drejtësisë, dhe se gratë duhet të çmohen për kurajon që kanë.

“Është ndër të jem i pranishëm, një nga prioritete kryesorë të UNHCR-së është barazimi në bazë gjinore, gratë dhe vajzat përfaqësojnë gjysmën e popullatës, braktisja e shkollave është më e mashe të vajzat dhe fatkeqësitë kemi rritje të dhunës në bazë gjinore”.

“…shëmojmë 16 Ditët e Aktivizmit ndaj dhunës gjinore, për më tepër mes kurdit ministrorë duhet t’i fuqizojmë gratë dhe burrat, mburr që sot do të promovojmë një libër nga një azil kërkuese në Kosovë, është privilegj madh nga gjithë ne, grat duhet të çmohen për kurajon që mbajnë”.

Ethel Manyaka, autore e librit “16 ditët tona të Aktivizimit, zërat nga kampet e refugjatëve”, u shpreh  mirënjohëse për mundësinë dhe qasjen e institucioneve të Kosovës, raporton EO.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj, një nga arsyet që më ka betë të lehtë ta shkruaj këtë libër është si rezultat i asaj çka po ndodhë, ky libër nuk e kam pritur që ta shkruaj, jam mirënjohëse që Kosova ma ka jap këtë mundësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat