“Klonimi” i dashurisë sime

Kultura

“Klonimi” i dashurisë sime

Nga: Përparim Hysi Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 15:45
Përparim Hysi

A e di se ç'është dashuria shpirtërore?
Kjo nuk ngopet me asnjë ledhatim
Se kjo dashuri është aq njerëzora
SA me asgjë tjetër nuk ka krahasim.

Është si një mrekulli që të duash kaq shumë
Dhe pak si "tmerr" që të digjesh nga pasioni
Këto ndjenja reciproke që vërshojnë si lumë
Unë kam ditur që t'i ruajë nga "erozioni".

Dashurinë e kam mbajtur larg nga "ciflat e xhelozisë"
Se të tiila "cifla" e trondisin dhe përdhosin dashurinë
Prag dhe barriera i kam vënë "tradhtisë"
Me sinqeritetin,besnikërinë e ndershmërinë.

Xhelozia është pjellë e mendjeve uloke
Që maten me hijen e mëngjesit
Dashurinë e dua vetëm reciproke
Dhe e mbaj larg prej vesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat