Me një jetë e tri luftëra...

Kultura

Me një jetë e tri luftëra...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 16 maj 2024 Në ora: 11:45
Fahredin Hoxha

Sa t’ket jetë, do të kujtoheni  brez, pas brezi...

TI luftëtari ynë e trim i madh lirie

Me një jetë e pjesëmarrës në tri luftëra...

Jo vetëm në Familjen tonë  Demelezi

Por në të gjitha trojet e kësaj Shqipërie...

Madhështorja e kësaj lufte dhe kësaj lirie ishte

Aty ranë për mos t’ vdekur, Dy Heronjtë tanë

Mu aty te rrasat e Koshares, që me vete kishte

Agimin-Komandant "Katanën", bashkë me Salihun

Që e shkelën gurin dhe çliruan andej e këndej kufirin...

Në Kosharen heroike, disa shokë dëshmorë t’u vranë

Aty ishin:Njaziu, Florini, Safeti,Françesko, e disa tjerë me radhë...

Ti Din-vëllau keq u plagose,ku n’tokën Arbërore u plandose

Ndërsa Ata dëshmorë lirie heroikisht e trimërisht, aty ranë

Në Tiranë ty të shpien urgjentisht me helikopter

në spitalin ushtarak për shërim, aty u vendose...

Ti  ngjaje në Ne, dhe na ishe njejt si një vullkan i heshtur

Si një yll i ndritur dhe si një meteor i rrallë krejt i buzëqeshur

Luftove pa ndal, pa folë e pa bëza asnjë fjalë...

S’i  luan gjatë lufte, luftove, por fal Zotit na shpëtove

Për luftërat e ardhëshme, të tjerat, që në radhë i kishim...

Mbijetove e ball hapur, Ti atdhetar yni, si një tribun dole fitimtar..! `

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat