Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankesat e Grupit të Kumanovës - Bota Sot
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankesat e Grupit të Kumanovës

Kumanova

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankesat e Grupit të Kumanovës

Më: 16 maj 2019 Në ora: 10:12
Grupi i Kumanovës

Gjykata e Apelit në Shkup sot do të shqyrtojë ankesat e 33 të dënuarve të Grupit të Kumanovës lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Shtatë prej grupit morën dënime të përjetshme, 13 të dënuar me nga 40 vjet burg, 6 veta me dënime 20 vjet, një i dënuar me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy të tjerë 13 vjet dhe dy të fundit me nga 12 vjet.

Katër prej të akuzuarve janë lënë të lirë. Prokuroria atëkohë kërkoi burgim të përjetshëm për gjithë grupin.

Në përvjetorin e kësaj ngjarje para një jave, familjarë dhe qytetarë dolën në protesta me kërkesën për lirimin e këtij grupi. Në ngjarjet e Kumanovës u vranë 8 pjesëtarë të policisë dhe 10 anëtarë të grupit të Kumanovës.

Edhe pse rasti kërkohet që të përsëritet dhe të shkoj në duar të prokurorisë speciale, kryeprokurorja Katica Janeva tha se nuk posedojnë “bomba” lidhur me këtë rast.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...