Policisë në Kumanovë i iku AudiQ7, por kapi 21 emigrantët në Llojan

Kumanova

Policisë në Kumanovë i iku AudiQ7, por kapi 21 emigrantët në Llojan

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 20:01
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se dje në mbrëmje në fshatin Llojan të Kumanovës janë gjetur 21 emigrant nga Pakistani, Iraku dhe Siria.

Policia njofton se deri te 21 emigrantët erdhi derisa po ndiqte një veturën “Audi Q7”, veturë e cila rreth orës 21:50 në qarkoren e autostradën Tabanoc-Kumanovë nuk u ndal, përkundër se policia kishte dhënë shenjë për ndalesë.

Emigrantët e kapur, u dorëzuan në Qendrën transitore në Tabanoc për ndjekjen e procedurave të mëtutjeshme.

Policia bëri të ditur se po merren masat për zbardhjen e rastit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat