Një kumanovar me diplomë të rreme ka punuar si profesor i matematikës

Kumanova

Një kumanovar me diplomë të rreme ka punuar si profesor i matematikës

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:31
Ilustrim

Pesëdhjetë e një vjeçari me diplomë të falsifikuar nga një Universitet i Prishtinës është punësuar si profesor i matematikës në një shkollë fillore në Kumanovë.

Siç njoftojnë nga MPB, personi nga Kumanova ka blerë diplomë të falsifikuar nga një Universitet të Prishtinës me çka ka fituar kualifikimin ‘profesor i matematikës’.

Diplomën e ka përdorur në shkollën fillore ‘Bajram Shabani’ në Kumanovë, ku ka arritur marrëveshje punësimi dhe ka hyrë në marrëdhënie pune për kohë të pacaktuar.

Kundër tij do të ngritet aktpadi për ‘falsifikim të dokumenteve’.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat