Spitali i Kumanovës, “vatër” e Coronavirusit - Bota Sot
Spitali i Kumanovës, “vatër” e Coronavirusit

Kumanova

Spitali i Kumanovës, “vatër” e Coronavirusit

Më: 4 prill 2020 Në ora: 08:47
Ilustrim

Numri i të vdekurve në Maqedoni ka arritur në 13, duke përfshirë këtu edhe dy raste të reja për të cilat informoi dje Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për një 68 vjeçar nga rrethina e Tetovës, që vuante edhe nga hipertensioni arterial, shkruan Alsat.

Viktima e dytë është 70 vjeçar nga Kumanova që vuante nga hipertensioni dhe sëmundje të zemrës, por nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se rezultatet e testimit të tij për COVID -19 ende priten.

Që nga regjistrimi i rastit të parë me virus korona në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i madh i të infektuarve, gjithsej 46 persona.

Ditët e fundit hov më të madh virusi ka marrë në Kumanovë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja, prej tyre 11 janë pjesë e personelit mjekësorë, përkatësisht 2 mjekë, 3 teknik rëntgeni, 6 infermiere.

Në Dibër pas tre ditësh pa asnjë rast të ri, sot u informua për dy të tillë. Në Shkup ka 13 raste të reja, në Tetovë 2, në Veles 2, në Gjevgjeli 2, në Prilep 1, në Gostivar 1.

Më të dhënat e mësipërme, numri i të infektuarve në Maqedoni arriti në 430 në 16 qytete.

Numri i të prekurve nëpër qytete:

1.Shkup – 208
2.Kumanovë -85
3.Dibër – 49
4.Prilep – 22
5.Shtip -15
6.Tetovë – 15
7.Strugë – 9
8.Veles – 8
9.Manastir – 4
10.Gjevgjeli – 4
11.Ohër – 3
12.Kavadarc – 2
13.Gostivar – 2
14.Kriva Pallankë- 2
15.Strumicë – 1
16. Koçan – 1

Numri i të shëruarve ka mbërritur në 20, përfshirë këtu edhe tre persona të cilët sot janë lëshuar në shtëpi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 389 testime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat