Shtabi i krizës së Kumanovës kërkon gjallërim të ekonomisë dhe kthim në funksion të shërbimeve komunale - Bota Sot
Shtabi i krizës së Kumanovës kërkon gjallërim të ekonomisë dhe kthim në funksion të shërbimeve komunale

Kumanova

Shtabi i krizës së Kumanovës kërkon gjallërim të ekonomisë dhe kthim në funksion të shërbimeve komunale

Më: 11 maj 2020 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Shtabi i krizave në Kumanovë kërkon nga Qeveria, që në procedurë më urgjente, të miratojë masa, protokolle dhe
rekomandime për rigjallërim të shpejtë të subjekteve ekonomike, ndërsa i rekomandoi kryetarit të komunës që t’i rivendosë të gjitha shërbimet në kuadër të Komunës së Kumanovës, si dhe në ndërmarrjet publike që të ruhet funksionaliteti i komunës dhe nevojat e qytetarëve.

“Sipas vlerësimit të përgatitur më parë për situatën epidemiologjike nga ana e Komisionit për sëmundje infektive dhe Ministrisë së Shëndetësisë për territorin e Komunës së Kumanovës, kërkojmë nga Qeveria e RMV që të miratojë masat protokollet dhe rekomandimet e duhura për rigjallërimin e shpejtë të bizneseve (hotele, restorante, bare, kafene, dyqane artizanale dhe njësi të vogla tregtare) në territorin e Komunës së Kumanovës me kushte dhe udhëzime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara për mënyrën, vendosjen dhe rregullimin e brendshëm të hapësirës funksionale në të njëjtat” theksohet në komunikatën e seancës së sotme të 42-të Shtabit të krizës së Kumanovës.

Në takim, është sjellë rekomandim që të ndërpritet dezinfektimi i mëtejshëm i pikave paraprakisht të përcaktuara për automjete në qytet, përveç atyre dy që i lidhin komunat Kumanovë dhe Likovë (Ogrev dhe Bedinje). Do të ndërprite edhe dezinfektimi parandalues i ndërtesave të banimit të kryera nga disa subjekte dhe ky detyrimi në përputhje me ligjin do t’u dorëzohet kujdestarëve të banesave që janë përgjegjës për mirëmbajtjen e ndërtesave.

Dezinfektimi parandalues i ambienteve publike dhe zonave në Kumanovë do të ndërpritet, por rrugët do të vazhdojnë të lahen nga ekipet e “Pastërtisë dhe gjelbërimit” me hipoklorid natriumi.

Shtabi i rekomandon kryetarit të komunës që në konsultim me Qeverinë, sa më shpejt të dalë me propozime për kthim të pjesshëm të transportit publik, i cili si kërkesë doli në takimin me përfaqësuesit e këshillit ekonomik lokal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat