Shtabi i Krizës së Kumanovës kërkon respektim të masave dhe dënime për qytetarët që nuk respektojnë masat - Bota Sot
Shtabi i Krizës së Kumanovës kërkon respektim të masave dhe dënime për qytetarët që nuk respektojnë masat

Kumanova

Shtabi i Krizës së Kumanovës kërkon respektim të masave dhe dënime për qytetarët që nuk respektojnë masat

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 18:18
Kreu i Komunës së Kumanovës

Shtabi i Krizës në Kumanovë që udhëhiqet nga kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski shprehu pakënaqësinë e mosveprimit të MPB-së në Kumanovë.

Sipas tyre, policët nuk kanë marrë masa të mjaftueshme parandaluese dhe masa represive për tërheqjen e vërejtjes për grupet të janë mbledhur në disa pjesë të qyteteve, për mosrespektim të largësisë trupore dhe për mosmbajtje të maskës.

Ata kërkojnë nga MPB menjëherë të veprojë dhe të parandalojë rritjen eventuale të rasteve të reja, si pasojë e mosrespektimit të masave nga qytetarët.

Kreu i Komunës së Kumanovës kërkon nga Qeveria ndërtimin e spitalit për COVID-19 në mënyrë që të rriten kapacitet.

“Kërkojmë nga Qeveria në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës të ngrisë kapacitet e e spitalit për trajtimit e pacientëve me COVID-19 në hapësirë të dhënë nga autoritetet lokale dhe ministria me resor në mënyrë që të përgatitet për pikun eventual gjatë periudhës së ardhshme”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Krizës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat