Mbushet Reparti Infektiv në Kumanovë, adaptohet hapësira për 20 shtretër shtesë

Kumanova

Mbushet Reparti Infektiv në Kumanovë, adaptohet hapësira për 20 shtretër shtesë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 13:44
Kumanovë

Drejtorja e spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva thotë se Reparti Infektiv është i mbushur me pacientë dhe se do të adaptohet ish-reparti i neurologjisë për 20 shtretër të tjerë.

“Gjendja është e tillë dhe vazhdimisht kemi pacientë të rinj. Kemi 32 pacientë në repartin infektiv dhe janë përmbushur kapacitet”, tha Zaharieva.

Ajo theksoi se disa reparte adaptohet në mënyrë që të ketë më shumë shtretër për pacientët me COVID-19.

“Që nga dita e hënë fillon me punë ish-reparti i neurogjisë dhe psihiatrisë. Reparti është pajisur kështu që nga dita e hënë do të kemi edhe 20 shtretër për pranim të pacientëve me COVID-19”, theksoi Zaharieva.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat