Në një kamion në Kumanovë kapen 30 emigrantë ilegal - Bota Sot
Në një kamion në Kumanovë kapen 30 emigrantë ilegal

Kumanova

Në një kamion në Kumanovë kapen 30 emigrantë ilegal

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 16:36
Emigrantët

Është ngritur padi penale kundër banorit të Bognacit për shkak të dyshimit “trafikim me emigrantët”.

Qendra rajonale për punë kufitare Veri ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale M.M. (30) nga Bogdanci.

Zyrtarët policor pardje në rrugën magjistrale Shkup-Kumanovë në pikë pagesën “Romanovc” ka ndaluar një mjet ngarkues të markës “Ford Transit”, të cilin e ka drejtuar i lajmëruari.

Ai nuk është ndaluar dhe ka vazhduar vozitjen drejt Kumanovës, ndërsa në sheshin “3-ta MUB” në afërsi të tregut të gjelbër, i pandehuri ka kërcyer nga automjeti, me çka është ndeshur me një veturë tjetër të parkuar.

Gjatë kontrollit të automjetit janë vërejtur 30 emigrantë, nga të cilët 28 nga Pakistani dhe dy nga Afganistani, në mesin e të cilëve edhe dy të mitur. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...